• |
ide | kryesore

Plagosi me armë kolegun e gruas, vetëdorëzohet oficeri i policisë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Efektivi Erjon Goxhara është vetëdorëzuar ditën e sotme në polici pas 3 ditësh në kërkim. Mësohet se Goxhara është autorii plagosjes së drejtorit në ERE Lorenc Kosta, ditën e hënë në Komunë të Parisit. Goxhara është vetëdorëzuar në Polici rreth orës 17:00 ku ka dorëzuar gjithashtu dhe armën e shërbimit, me të cilën kreu plagosjen.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 19.08.2024, për ngjarjen e ndodhur në afërsi të një marketi në rrugën “Tish Daija”, sot, rreth orës 17:00, është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, së bashku me armën e shërbimit me të cilën ka kryer veprën penale, shtetasi Erjon Goxhara, 46 vjeç. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *