• |
ide | kryesore

Sulmi ndaj policisë në Malësi, reagon Ministri i Brendshëm: Këmbanë alarmi!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pasi policia është sulmuar me armë sot në Malësinë e Madhe gjatë një operacioni antikanabis, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha. Përmes një deklarate shpërndarë për mediat, Hoxha thotë se kemi të bëjmë me një këmbanë alarmi për kontroll më të mirë të territorit.

Më poshtë deklarata e plotë e Hoxhës

Të qarkullosh me armë zjarri në rrugë, qendra të banuara e kudo, për qëllime kriminale, siç ka ndodhur ditët e fundit apo edhe sot në Malësinë e Madhe, nuk është thjesht një këmbanë alarmi.

Kjo këmbanë na vendos përballë një detyre të madhe: Për të gjetur mekanizmat e menjëhershëm për kontroll më të mirë e më efikas të territorit, për tê siguruar informacionin e duhur, me qëllim parandalimin.

E nga ana tjetër dhe po me kaq rëndësi, për të ndryshuar dhe reformuar organizatën e Policisë, nga qendra në bazë, në një shërbim model, pasqyrë e shoqërisë tonë, model që mund ta ofrojnë vetëm drejtues profesionistë dhe me integritet, dhe një organizatë e mirëstrukturuar dhe reaguese mëse e shpejtë.

Në detyrën e Ministrit të Brendshëm do të mbështes maksimalisht dhe pa asnjë hezitim të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit, struktura që busull në punën e tyre kanë ligjin dhe vetëm ligjin, pavarësisht rrezikut dhe vështirësive, siç po përballet sot Policia e Shkodrës në luftën e saj kundër kultivimit të kanabisit apo Policia e Shtetit në përballjen e saj me krimin në çdo cep të vendit.

Do të jem krah çdo punonjësi të ndershëm për të dekurajuar krimin dhe forcuar sundimin e ligjit në territor.

Qytetarët dhe Shqipëria turistike duan një Polici efikase në çdo moment, për të garantuar jetën dhe pronën, për të siguruar një ambient të sigurt shoqëror dhe respektim të të drejtave e lirive themelore të tyre.


6 Comments

  1. “Qytetarët dhe Shqipëria turistike”

    dhe nje shkrim per policine qe nxorri do fusi Shqiperine turistike.

    Keta jane LOT

  2. Po ik o rrote kari, te dolen policet te droguar, te lidhur me kriminelat dhe me rroga nga vis martini, mbylle halen.
    Bole fshatar komunist.

  3. “Qytetaret dhe Shqiperia turistike ” – thote ministri i rendit- duan nje polici efikase ne cdo moment.

    Ku dreqin i gjen KM keta njerez medioker qe i ben ministra. Po sikur ne Shqiperi te mos vinte asnje

    turist si duhet te ishte popicia? A nuk duhet te ishte efikase ne cdo moment, a nuk duhet te mbronte

    jeten dhe pronen e qytetareve, a nuk duhet te ishte e palidhur me krimin , a nuk duhej te ishin

    drejtuesit e saj profesioniste dhe me integritet dhe jo te lidhur dhe ne sherbim te krimit te

    organizuar sic ka rezultuar ne jo pak raste a nuk duhej qe organizata e policise se shtetit ti sherbente

    vetem shtetit dhe qytetareve me ndershmeri, perkushtim e profesionalizem , te ishte vetem nen

    urdherat e ligjit dhe jo te partise -shtet?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *