• |
ide | kryesore

Video/ Përplasjet e para te Real ‘Galacticos’: leximi i buzëve të Bellingham nuk lë dyshime

F1, Sport, Video
Real



Dihej se problemi më i madh i teknikut Carlo Ancelotti do të ishte gjetja e ekuilibrave të rinj në një Real Madrid edhe më të fortë, pas ardhjes së Kylian Mbappé. Këtë e dinte mirë edhe trajneri italian dhe tani, pas barazimit 1-1 kundër Mallorca, në debutimin e tyre në La Liga, përplasjet e para shfaqen te Merengues.

Në fakt, leximi i buzëve të Jude Bellingham në fund të pjesës së parë të ndeshjes së barazuar në Balearics nuk kaloi pa u vënë re. Mesfushori anglez u drejtohet tre yjeve të tjerë ofensivë të skuadrës, Mbappé, Vinicius Jr dhe Rodrygo në një mënyrë mjaft elokuente…

LEXIMI I BUZËVE TË ANGLEZIT NDEZ REAL MADRID

Daily Mail, duke marrë në konsideratë atë që u raportua nga shtypi spanjoll, vuri në pah brishtësinë e parë në drejtimin e Real Madrid. Barazimi ndaj Mallorca i ka lënë të gjithë të pakënaqur, në radhë të parë teknikun Ancelotti, por edhe lojtarët. E Bellingham shprehu zhgënjimin e tij në pjesën e parë duke treguar me gisht tre tenorët e sulmit të skuadrës, në një lexim buzësh që u bë viral shpejt.

Anglezi, i cili me ardhjen e Mbappé u spostua në mesfushë, u filmua nga kamerat teksa iu drejtua francezit dhe brazilianëve Vinicius dhe Rodrygo, duke u thënë: “Ju të tre, duhet të përfundojmë aksionet, sepse të vrapojmë prapa… është tmerrësisht e lodhshme. Krijo hapësirën dhe godit”. I fundit i ardhur në ekip, francezi, u duk menjëherë se ishte dakord me shokun e skuadrës: “Po e them edhe unë. Duhet të konkludojmë”, konfirmoi ai. Në atë moment mesfushori shtoi: “Po, edhe krijoni hapësirë, edhe godisni”.

Fjalë elokuente që e bëjnë të qartë se mekanizmat e Realit të ri Galacticos nuk janë grasatuar ende në mënyrë të përsosur. Ndërkohë, shtypi spanjoll nisi fantazitë, duke krijuar akronimin BMV (Bellingham-Mbappé-Vinicius), nga i cili u përjashtua Rodrygo. Braziliani, sipas asaj që del nga Valdebebas, nuk e ka marrë shumë mirë këtë gjë…


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *