• |
ide | kryesore

8 të vdekur, mbytet varka me emigrantë në kufirin serbo-boshnjak

Arkiva, Lajme, Të fundit



Të paktën tetë persona janë mbytur dhe shumë të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një varkë me emigrantë të paligjshëm u përmbys ndërsa po përpiqej të kalonte lumin Drina nga Serbia në Bosnje-Hercegovinë. Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, tha se policia kishte marrë një telefonatë të enjten herët në mëngjes nga homologët e tyre në Bosnje dhe një qytetar që kishte raportuar incidentin.

Sipas vlerësimeve jozyrtare, numri i njerëzve në varkë kur ajo u përmbys ishte 30, nga të cilët 18 arritën në bregun në Bosnje. 16 prej tyre besohet se janë sirianë, ndërsa dy të tjerët janë nga Egjipti. Raportohet se varka mbante 10 të mitur në momentin që u përmbys. Ekipet e shpëtimit të mbrojtjes civile, policia kufitare boshnjake dhe serbe, zhytës dhe zjarrfikës janë vendosur përgjatë brigjeve të lumit në kërkim të të mbijetuarve.

Çdo vit, mijëra emigrantë përdorin të ashtuquajturën rrugë tokësore ballkanike në përpjekje për të arritur në Bashkimin Evropian. Ata vijnë në Serbi nga Bullgaria ose Maqedonia e Veriut përpara se të shkojnë në Hungari, Kroaci ose Bosnje.


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *