• |
ide | kryesore

Ankesat e opozitës, hapen kutitë e votimit të Himarës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisioni i Ankimimeve dhe Ankesave (KAS) ka vendosur hapjen e kutive të votimit në Bashkinë e Himarës.

Bëhet fjalë për hapjen e kutive të materialeve zgjedhore, të cilat në total janë 36 kuti.

Kërkesa është miratuar vetëm me 2 votat e anëtarëve të KAS.

Ky vendim vjen pas ankimimit të bërë nga opozita për rezultatin e zgjedhjeve të 4 gushtit, ku kandidati Vangjel Tavo i PS mposhti me një rezultat të thellë votash kandidatin e koalicionit opozitar ‘Bashkë Fitojmë’, Petro Gjikuria.

Mbetet për t’u parë se ç’do të fitojë opozita nga plotësimi i kësaj kërkese kur deri tani është ankuar se 6 mijë votues nuk u lejuan të votonin sepse u kishin skaduar dokumentat.


3 Comments

  1. Lesht e Currit do fitoje! Nuk e leshon Rama Himaren, u kuptua qarte qe gjithcka kishte arsye grabitjen e tokes buze detit ne Qeparo!

  2. Edvin mavija do ta leshoj Himaren sepse kupa eshte duke u mbushur me grabitjen e tokave buze detit duke ua shitur oligarkeve te ripjelljes! Te shohim se cfare kane hedhur brenda ne kutite e votimit patronazhistet qe e ben ” termet” ,me mbrapa do vendis SKAPI! Kam nje pyetje pe ty ” te paemer” : pse 3 aneteret e tjere te ripjelljes nuk kane dashur te hapen kutite e materialeve zgjedhire? Me siguri kane bere kasapane patronazhistat! E megjithate komisionieret do te pergjigjen se ata kane ngrene kumbulla pas shrines se kryebanditit Edvin! Por perseri kryebanditi Edvin nuk do ti shpetoj ndeshkimit te drejtesise ,ai do te kalbet ne burg se ka bere gjema te medha per ate popull te dermuar nga padrejtesite dhe grabitjet e kobshme qe ka bere mavija Edvin!

  3. Vetem ne vendin tone ndodh qe mazhoranca fiton me rezultat te thell edhe kur shkon ne zgjedhje per kryetar bashkije pasi plasin skandale si ai i shukriut ,si ai i safetit apo si ne himare ku kryetari i mazhorances eshte ne burg per vjedhje pronash… Këto rezultate flasin qarte se çfare zgjedhjesh zhvillohen. Pranimi i rezultateve te zgjedhjeve eshte “shume intelektuale” per tu pranuar dhe besuar…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *