• |
ide | kryesore

Këlliçi: Po bëhen përpjekje për të shuar protestën

Arkiva, Lajme, Të fundit



Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë së PD-së, duke folur nga protesta e 22 e opozitës para Bashkisë së Tiranës, tha se këtu po thuhen të vërtetat e mëdha, vjedhjet e mëdha që dirigjohen nga Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Këlliçi tha se po bëhet çfarë është e mundur që të shuhet kjo protestë, por nuk po ia arrijnë dot. Dhe në këtë kuadër, ai përmendi emrin e Elton Kacidhes, një prej zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës, që e cilësoi si bankomatin personal të Erion Veliajt, që përdoret për të paguar mediat.

Këlliçi tha se bëma më e fundit e Erion Veliajt janë ato 2.7 mln euro për 70 makina, ndërsa në Unazën e Re, janë 70 mijë banorë që nuk kanë asnjë kopësht e çerdhe.

“Në këtë vend nuk ka drejtësi, edhe pse ka pasur një besim të qytetarëve kur u ngrit SPAK, çfarë kanë parë këto ditë? Një institucion plotësisht të kapur nga Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Erion Veliaj javën e kaluar shëtiste me jahtin 7 mln euro të Armando Lilos. Nëse sheh gomonen që shëtis unë që e merr për 20 euro, po jahtin e Armando Lilos 7 mln euro e ke parë? Armando Lilo është ai që mburret se i ka mbyllur punët Veliajt me prokurorët që ka çështjet të hapura.

SPAK, që ne prisnim të bënte drejtësinë në këtë vend, nuk i përmend as emrin Erion Veliajt. Në këtë godinë strehohet një bandë, një grup i strukturuar kriminal”, tha Këlliçi.

Ai u shpreh se “Kryetari i Bashkisë që sheh kur unë shëtis me një gomone, që sheh atë tendën e Adriana Kalasë, si ka mundësi që nuk sheh ato 7 katet pa leje përballë zyrës së tij”.

Në vijim, Këlliçi u shpreh kritik ndaj ndërkombëtarëve, që sipas tij, nuk flasin për skandalet e Bashkisë së Tiranës.

“Unë jam një djalë që jam rritur në këtë qytet, që jam shkolluar në perëndim, por ca të vërteta duhen thënë, sepse për këto skandalet dhe vjedhjet , për heshtjen e SPAK dhe prokurorëve të tij, nuk flasin as ndërkombëtarët.

Në Tiranë duhej të kishim një situatë krejt tjetër, kësaj godine duhej t’i ishte vënë dryni, sepse strehon grupin kriminal, ata që vjedhin taksat dhe buxhetin e shqiptarëve”, tha Këlliçi.

Në vijim ai u shpreh se në shtator dhe tetor do të rriten temperaturat, pasi do të vijojnë protestat edhe më të mëdha se sa protestat e deritanishme.

“Lajmi i fundit është që edhe fusha Ali Demi nuk do të ekzistojë më, pasi Erion Veliaj ka vendosur të firmosë lejen e rradhës së ndërtimit, monstrën e rradhës, kështu më shkruajnë dy qytetarë, që janë njoftuar se për këtë zonë, nuk do të ketë më hapësirë publike”, tha Këlliçi.


2 Comments

  1. cila proteste??? squhet proteste me 10 veta e pas saj mbidheni per kafe. Une do bej proteste pikerisht kunder jush qe sjeni te afte te krijoni besueshmeri. Do bej proteste pikerishkt kunder jush sepse sjeni te afte te vini ne pushtet. Do bej proteste pikerisht kunder jush sepse beni llaka-llaka gjith diten nder pushtetit e ne darke jeni po ju qe merrni leje ndertimi ne mes te tiranes nga Rama&Co apo qe shikoheni ne jahtet apo skafet (quajini s te doni) te oligarkeve qe vete ju publikisht, dhe vetem publikisht, i sulmoni. Do bej proteste pikerisht kunder jush sepse ju nuk jeni te vertete dhe me vjen te bertas per kete. Do bej proteste pikerisht kunder jush qe sduroheni me kur thoni “ju qe sna votoni ne, jeni me Ramen”.

  2. O Belind, po lexoja hartimin (cv) qe ke bere ne wiki. Eshte qesharak dhe i pabesueshem. Kush ti kam letrat ne dore per verifikim do talle e do te qisi plehrat ne shesh. E ke cv me te genjeshtert se Veliajt. Nejse edhe ti, si gjyshi yt e tani vjehrri e vjehrra jeni kokrra e mashtrusit dhe te paaftit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *