• |
ide | kryesore

Një milionë euro dhe kontratë 5 vjeçare: Partizani kompleton shitjen e Maguette e dyta milionere pas Skukës

F1, Sport, Video
Maguette



Gueye Maguette ishte praktikisht i larguar nga Partizani, edhe pse e nisi sezonin me fanellën e të kuqve: fillimisht në Europë e pastaj në debutimin me humbje në kampionat kundër Vllaznisë. Nuk kishte dyshime se mesfushori ishte i destinuar të largohej, pas një kampionati të luajtur në nivele të larta vitin e kaluar. E tani, pasi u përfol Villareal, destiancioni është po Spanja, por Liga 2 dhe Rasing Santander. Një transferim me vlerë 1 milionë euro për 21 vjeçarin, që ka firmosur me iberikët për 5 sezone, deri në 30 qershor 2029.

“Klubi njofton sot arritjen e marrëveshjes të transferimit me titull definitiv të Maguette Gueye drejt ekipit spanjoll Real Club Racing De Santander – shkruan Partizani në një komunikatë për shtyp në kanalet e tij zyrtare -. Klubi dëshiron të falënderoj lojtarin Maguette Gueye për kontributin e dhënë me fanellën e kuqe dhe i uron njëkohësisht shumë suksese në aventurën e tij të re si pjesë e futbollit spanjoll”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FK PARTIZANI (@fkpartizani)

MAGUETTE PREZANTOHET TE RASING

Klubi i La Liga 2, Rasing Santander, ndërkohë, ka konfirmuar transferimin, duke saktësuar edhe kontratën e nënshkruar me sengalezin premtues: deri më më 30 qershor 2029. Maguette ka luajtur 88 ndeshje me fanellën e kuqe. Mesfushori difensiv bëri debutimin e tij me Partizanin, kundër Teutës, më 10 shtator 2021. 1.88 metra i gjatë, Maguette shihet si një lojtar me potencial të madh zhvillimi. E ndihmojnë për këtë nocion tetë golat e shënuar dhe gjashtë asiste me fanellën e të kuqve.

Partizani e kishte kuptuar shpejt se kishte në duar një xhevahir që do të mbushte arkat e klubit. Maguette gjithnjë është konsideruar si i shitshëm vetëm për ofertën e duhur. Presidenti Demi nuk kishte lëvizur kurrë nga kërkesa prej të paktën 1 milionë euro për mesfushorin, synim të cilin i shkoi ndesh Rasing Santander. Maguette bëhet kështu transferimi i dytë më i rëndësishëm i klubit, pas atij të Xhuliano Skukës, që firmosi për Metz për shumën e 1.4 milionë eurove, dy sezone më parë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FK PARTIZANI (@fkpartizani)


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *