• |
ide | kryesore

Prapaskena e bllokimit të Nico Gonzalez: Juve e Fiorentina akord për huazimin por Commisso e ndaloi

Sport
Nico Gonzalez



Në kontaktin e parë që Juventus dhe Fiorentina patën për Nico Gonzalez, klubi bardhezi kishte shumë të qartë një gjë: argjentinasi do të lëvizë vetëm me titull përfundimtar, nuk pranohen formula të tjera. Arsyeja është e lehtë të thuhet, siç shpjegon Tuttosport. Ishte Rocco Commisso ai që kërkoi një transferim pa kthim, pavarësisht se Cristiano Giuntoli dhe Daniele Pradè kishin arritur një projekt-marrëveshje mbi bazën e një huazimi të rëndë, me të drejtë e blerjes të vendosur në rreth 35 milionë euro.

E pikërisht këtu u shfaqën distancat që mbeten ende, me Juventus të ndalur në 30 milionë dhe Fiorentina e hapur për të ulur kërkesat e tyre nga 40 milionë në 38. Commisso, shpjegon gazeta piemonteze, do të kishte preferuar një transferim te Atalanta, por vullneti i lojtarit ka shuar këtë eventualitet, i cili do të bëhej sërish aktual vetëm nëse bardhezinjtë nuk do të bënin ofertë tjetër dhe bergamaskët, ndoshta me paratë e shitjes së Lookman, do të ktheheshin në sulm me 40 milionë euro cash.

Lexo më tej“Dua vetëm Juventus”: Koopmeiners paraqet çertifikatën e tretë mjekësore, tërbohet Atalanta

Me Nico Gonzalez, Juve tashmë ka një marrëveshje për një kontratë deri në vitin 2029 për 3.6 milionë euro në sezon. Në orët në vijim priten kontakte të reja për të zhbllokuar situatën, sepse Giuntoli nxiton për ta mbyllur. Në marrëveshje, por në seli të ndara, mund të përfshihen edhe emrat e Artur dhe Kostic, të cilët mund të shkojnë në Firence në huazim.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *