• |
ide | kryesore

Protesta e opozitës para bashkisë Tiranë, segmentet rrugore që do të bllokohen

Lajme, Të fundit



Ditën e sotme do të mbahet protesta e radhës e opozitës para bashkisë së Tiranës, tubime këto të nisura pas skandalit të dosjes “5D”. Policia ka publikuar planin e masave, duke njoftuar bllokimin e disa rrugëve, plotësisht dhe pjesërisht.

Njoftimi:

Për shkak të zhvillimit të një tubimi, ditën e sotme, në orën 11:00, përpara Bashkisë Tiranë, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.

Njoftojmë qytetarët se sot, prej orës 11:00 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.


1 Comment

  1. Policia bllokon akse rrugesh, e i ça trapin qytetareve, (qyqareve) nuk quhen as qytetare. Keta kokepalaret e opoziçkes bejne sikur protestojne, nja nje ore e ikin te lumtur se e beme patrotin fallc, ku i dihet ndoshta paguhen edhe per façade, plehrat! Nje popull qe shet voten dhe nuk e kupton se ja fut vetes, meriton te vidhet ashtu siç po vidhet! Tung o budallej!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *