• |
ide | kryesore

Skandali me mbetjet toksike/ Berisha: Dumanit nuk i lejohet të hetojë!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i PD, Sali Berisha ka vënë në dukje pasivitetin e SPAK në rastin e mbetjeve toksike që u nisën nga Durrësi dhe u refuzuan nga Tajlanda. Sipas Berishës, i gjithë opinioni publik është tronditur, por vetëm Altin Dumani hesht, sepse në të vërtetë atij nuk i lejohet të hetojë.

Berisha kërkoi përgjegjësi nga tre ministra të qeverisë së Ramës për këtë çështje.

“Së pari për Ministrinë e Mjedisit mbasi ligji nuk lejon asnjë eksport mbetjesh të çfardolloj pa autorizimin e Ministrit të Mjedisit.

Së dyti Ministrinë e Financave mbasi doganat me ligje janë të detyruara të verifikojnë të gjithë procedurën dhe rregullat e eksportit të një malli përfshirë këtu edhe vërtetimin e vendit që e pret mallin.

Së treti Ministria e Energjitikës Industrisë që ka në vartësi edhe prodhuesit e mbetjeve dhe autoritetin portual të vendit” shkruan Berisha.

Mesazhi i plotë i Berishës.

Për mercenarin Dumani çdo krim që lidhet me Ramën është krim intelektual dhe nuk mund të sqarohet!

Të dashur miq, mbarë opinioni publik është i tronditur nga lajmet e trafikut qeveritar të lëndëve toksike nga Shqipëria. Por kjo nuk është e vërtetë për mercenar Dumanin dhe “Skrapin” e Partisë vetëm e vetëm se këtij grupi të strukturuar kriminal nuk i lejohet të hetojë asnjë çështje të lidhur me ministra dhe Edi Ramën pa miratimin e këtij të fundit.

Heshtja para këtij krimi të rëndë kombëtar dhe ndërkombëtar për të cilin ligjet e vendit bëjnë përgjegjes direkt tre ministra është një akt-akuzë e rëndë e bashkëpunimit të “Skrapit” me qendrimet antiligjore në krime të rënda. Trafiku ilegal i mbetjeve të rrezikshme është para së gjithash përgjegjësi:

Së pari për Ministrinë e Mjedisit mbasi ligji nuk lejon asnjë eksport mbetjesh të çfardolloj pa autorizimin e Ministrit të Mjedisit.

Së dyti Ministrinë e Financave mbasi doganat me ligje janë të detyruara të verifikojnë të gjithë procedurën dhe rregullat e eksportit të një malli përfshirë këtu edhe vërtetimin e vendit që e pret mallin.

Së treti Ministria e Energjitikës Industrisë që ka në vartësi edhe prodhuesit e mbetjeve dhe autoritetin portual të vendit.

Përveç veprës së rëndë penale mjedisore dhe trafiku ilegal lëndësh toksike për të cilën ka përgjegjësi direkte ligjore dhe Shërbimi Informativ në rast se nuk ka njoftuar, kemi të bëjmë me një veprimtari kriminale të përsëritur të organizuar nga një organizatë kriminale me shumë pjesëmarrës qeveritarë dhe jo qeveritarë, por mercenar Dumani dhe “skrapi i partisë” nuk mund të hetojnë pa urdhër të Edi Ramës


3 Comments

  1. SHUME E VERTETE

    SHQIPTARET MBETEN NE SHTEPI ME QERA NE ATDHEUN E TYRE SI SHKERDHATA

    TJU RROJE KARI STRATEGJIK DHE SORRROSI

  2. dje kryetari i saj Berisha i doli haptas në mbrotje KURUM. Pa pritur hetimet apo bazuar në ato që ka publikuar media, ai deklaroi i sigurt se mbetjet nuk i përkasin KURUM. Dhe për të kuptuar sjelljen e tij, kaq larg një opozite normale, mjafton të shohësh se vendimi i fundit i qeverisë Berisha ka qenë blerja nga kompania turke e HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2, Ulëz dhe Shkopet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *