• |
ide | kryesore

Tedi Blushi: Të shkojmë ta rrethojmë në shtëpi Veliajn

Arkiva, Lajme, Të fundit
Veliaj, Blushi



Po mbahet sot para Bashkisë së Tiranës protesta e 22 në lidhje me dosjen “5D”. Anëtari i Këshillit Bashkiak Tedi Blushi, ka deklaruar se i vetmi shërbim që i ofrohet i pandërprerë qytetarëve, është afera e tmerrshme e plehrave.

Ai u shpreh se është koha për të përshkallëzuar protestën dhe aksionin opozitar, ndërsa propozoi protestë para shtëpisë së kryetarit të bashkisë Erion Veliaj.

“Prej 3 mandatesh ky institucion është kthyer në bankomat të atyre që duhet të ishin pas hekurave. 330 mln euro është buxheti i bashkisë në një vit, pra rreth 1 mln euro në ditë për të ofruar shërbime. I vetmi shërbim që për 3 mandate iu garantua qytetarëve është avancimi ia vlerës së tmerrshme të plehrave.

I vetmi shërbim që vijon pa asnjë pengesë as nga drejtësia. Koha që të përshkallëzojmë protestën dhe aksionin opozitar. Të protestojmë para shtëpisë së Veliajt e të mos e lëmë të dalë”, tha ai.


6 Comments

  1. Duket sikur Erioni ka hedhur lajmin e konteniereve me helme qe eshte pune-fitim per Ramen dhe Rama po i kunderpergjigjet qe po vazhdove keshtu do te mbyll ne shtepi! Duket sikur Erioni eshte bere me Saliun, ndersa Likja perdoret nga Edi! Lufte e madhe e nendheshme q*ja rropt vetem per para nga te mbaruarit ne Shqiperi qe ende votojne keta te 4 nderkohe qe Agron Shehaj me duket njeriu me luftetar jete a vdekje dhe e ka personale duke qene prane halleve te popullit edhe me veprime bamiresi! Mos te harroj dhe Arlind Qorri qe eshte i majte dhe ben perpjekje por pa shume force!

  2. Vetem fjale e retorike boshe . Jeni bere te shplare komplet . Bla bla bla …
    Po vazhduat keshtu vetem me fjale e retotik boshe , ne 2025 do ta kuptoni se sa ju vlen lekura .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *