• |
ide | kryesore

Agron Shehaj nxjerr dokumentin/ Qeveria e dinte për transportin e “mbetjeve toksike”

Arkiva, Lajme, Të fundit



Qeveria ka mohuar përgjegjesinë për dy anijet e ngarkuara me 816 ton mbetje të rrezikshme që u refuzuan nga Tajlanda dhe që janë duke u kthyer në Durrës. Në fillim u tha se Ministria e Mjedisit nuk kishte dijeni për ngarkesën, më pas përgjegjësia për trafikun e mbetjeve iu la kompanisë së përpunimit të hekurave Kurum.

Por kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj publikoi sot një dokument që tregon të kundërtën. Në licensën e kompanisë Sokolaj sh.p.k specifikohet tekstualisht se kjo kompani transporton mbetje të rrezikshme. Dokumenti mban firmën e Ministres së Mjedisit Mirela Kumbaro.

“Qeveria po hesht prej 2 javësh në lidhje me skandalin 816 tonelatave me mbetje toksike që po kthehen në Shqipëri.

Heshtin sepse janë përfshirë në trafik mbetjesh toksike.

Ky dokument tregon se shteti shqiptar ka qenë ne dijeni të trafikut, që bëhej me lëndët e rrezikshme. Ky është akti i liçencimit të kompanisë që ka kryer eksportin e mbetjeve dhe nuk ka deklaruar që po eksportonin mbetje toksike.

Liçenca është e firmosur nga Ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro. Pra, të gjitha institucionet e dinin që në ato 100 kontenierë, po trafikoheshin mbetje toksike, dhe nuk bënë asgjë, sepse trafikimi po bëhej nga vete Qeveria.

Ky është trafik shtetëror mbetjesh toksike dhe duhet të hetohet sa më shpejt.

Qeveria nuk mund të heshtë më. Ky aktivitet kriminal i bërë duke përdorur instutucionet shtetërore vë në rrezik shëndetin publik” ka shkruar Shehaj, duke i bashkëngjitur denoncimit edhe dokumentin e firmosur nga Kumbaro.


8 Comments

  1. Qenverria pse eshtë vall?
    Nuk din as gjë
    Ipardin jo
    Incenaratoret jo
    Çek upin jo
    5d jo
    Kullat jo
    Ushqimet jo
    Krimin jo
    Eurot jo
    Kumbullat e dardhat jo
    Drogen jo
    Taksat jo
    Doganat jo
    Kapelet e policëce jo
    Sperkatjet helmike jo

    Etj etj

    T

  2. Gone e dhjeve far! Po ka gje qe mos ta di qeveriame kryebanditin Edvin??? Po krebanditi I ben vet te gjitha krimet,kontrabandat,kullat qe po ndertohen me mafiozet nderkombtare,edhe gringot I dijne te gjitha po aty nuk ka opozite sepse edhe ju jeni te lidhur me krimin sebashku me Salehun,lulushin,Liken dhe te gjithe me radhe! Edhe vazhdoni kerkoni vota per ta shpopulluar me tej Shqiperine ,per ta len shkret!

    1. I ben vete kryemashtrusi .O popull ju qe i besoni akoma Atij thirrini mendies shikoni xhepat si po jua le bosh duke jua futur duart e ndyra Ai sikur ta vere bythen ne prush nuk besohet me eshte bere njeriu me i pasur ne kontinent vetem duke ju vjedhur Ju o popull thirrini mendies votoni per njerez me integritet familiare dhe te ndershem njerez me zemer qe iu dhimset ky popull i shkaterruar deri ne kocke nga keta hajdute klasik mos shikoni sa hedhia e shurres tuaj me larg dhe me mend ne koke

  3. Qe Qeverrrrria e dinte, kjo eshte mese e vertete dhe nuk e luan topi. Qe edhe ky po ja fut kot, se nuk ka lidhje patjeter licenca me aktivitetin ilegal, edhe kjo eshte e vertete

  4. Qeveria jo vetem qe e dine por eshte edhe vete pjesmarrese ne keto afera te pista .
    Kurva e gjate per lek nuk i rruhet as tek familja e tij.

  5. I ben vete kryemashtrusi .O popull ju qe i besoni akoma Atij thirrini mendies shikoni xhepat si po jua le bosh duke jua futur duart e ndyra Ai sikur ta vere bythen ne prush nuk besohet me eshte bere njeriu me i pasur ne kontinent vetem duke ju vjedhur Ju o popull thirrini mendies votoni per njerez me integritet familiare dhe te ndershem njerez me zemer qe iu dhimset ky popull i shkaterruar deri ne kocke nga keta hajdute klasik mos shikoni sa hedhia e shurres tuaj me larg dhe me mend ne koke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *