• |
ide | kryesore

Berisha: Çmimi për sterilizimin u rrit 83 herë, QSUT falsifikoi datën e skadencës për ilaçet

Arkiva, Lajme, Të fundit
dumani berisha



Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e së premtes një fjalë para mbështetësve të mbedhur poshtë ballkonit të banesës së tij. Ai u shpreh se në vitin 2010-2011 u importuan aparaturat digjitale më moderne të kohës për procesin e sterilizimit.

Berisha tha se me ardhjen e Ramës në pushtet sterilizatorët u mbyllën të gjithë duke iu kaluar si proces një kompanie private e cila rriti me 83 herë çmimin e sterilizimit. Berisha tha se Rama dhe Beqaj i dhuruan kompanisë të gjithë aparaturën moderne që u importua.

“Në vitin 2011 unë kisha një këshilltar të huaj në kryeministri për mbetjet spitalore, i paguar nga Komisioni Europian. Irlandezi konstatoi se mbi 90% të spitaleve kishin kaldajat e djegieve të mbetjeve spitalore.

Në rastin e sterilizatorëve u mbyllën të gjitha. I mori kompania e muratorit të Edi Ramës me Beqajn, rritën 83 herë çmimin e sterilizimit, i dhuruan kompanisë të gjithë aparaturën moderne që importuam, i dhuruan një kat të tërë dhe lokale të tjera në bazë spitale, dhe çfarë sollën?

Sollën që me çmimet e reja, spitalet nuk paguanin dot setet e veglave të sterilizuara për operacione. Mesatarisht sipas KLSH-së, 1 mijë të sëmurë mbeteshin çdo vit pa operacion në mëshirë të fatit. Analizat e sharlatanit bëhen me reagentë të skaduar, muaj dhe vite më parë. Paratë i merr Edi Rama, Ilir Beqaj, paratë i merr korba e kovidit”, – akuzoi Berisha.

Berisha akuzoi se autoritetet ndryshuan datën e skadimit për të futur në përdorim 1 milion euro ilaçe të skaduara, mjekim jetik për fëmijët shqiptarë.

Gazheli ndryshoi kodin për helmet në Durrës, Gazhelja e Edi Ramës ndryshoi datën e skadimit, kodin, për të futur në përdorim 1 mln euro ilaçe të skaduara, mjekim jetik për fëmijët shqiptarë. Është kjo qeveri me politikat që ka ndjekur, që ka zbrazur, ka larguar nga Shqipëria me mijëra mjekë dhe infermiere” – tha Berisha. ©LAPSI.al


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *