• |
ide | kryesore

Dëshmia e gruas/ Gjykata vendos që policit t’i kontrollohet gjendja psiqike

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata la në burg Erjon Goxharën, i cili pak ditë më plagosi me 5 plumba në këmbë Lorenc Kostën, drejtorin e ERE që kishte shkuar me bashkëshorten e tij. Polici tha në sallën e gjyqit se ishte penduar, ndërsa avokatët kërkuan masë më të butë sigurie se arresti në burg me argumentin e tronditjes së rëndë psiqike.

Gjykata pranoi kërkesën e avokatëve për ekspertizë të gjendjes psikike.

Bashkëshortja e Goxharës ka thënë në prokurori se ia kishte pranuar të shoqit tradhtinë, por se kjo kishte ndodhur shumë kohë më parë me shefin e saj në ERE.

Gruaja ka treguar se nga janari 2024, Erjoni ka shfaqur shenja xhelozie, “duke u fiksuar që mund ta tradhëtonte e më pas presion psikologjik deri dhe dhunë fizike”, ndërsa një javë para se të ndodhte konflikti tek ‘Komuna e Parisit’ e ka kërcënuar me jetë.

“Në fillim të muajit korrik, pas presionit të vazhdueshëm dhe dhunës fizike të ushtruar nga ana e Erjonit, unë i kam pranuar që e kisha tradhtuar vetëm 1 herë, vite më pare. Fillimisht Erjoni më ka thënë që t’i tregoj se do mi falë të gjitha, por pasi unë i kam treguar në lidhje me flirtin e hershëm me shtetasin Lorenc Kosta, ai është bërë keq dhe më ka ofenduar, sharë dhe ushtruar dhunë fizike ndaj meje. Një javë pas këtij konflikti, Erjoni, nga telefoni im ka komunikuar me Lorencin dhe e ka kërcënuar me jetë” ka treguar ajo.

Në dëshminë e tij para ish-kolegëve, Erion Goxharaj i vetëdorëzuar pasditen e së mërkurës, tha se vazhdimisht ishte provokuar nga Lorenc Kosta. Sipas 46-vjeçarit Goxharaj, provokimet e Lorenc Kostës ishin nga më të ndryshmet e deri te kërcënimet ku vetë ish-efektivi ka thënë se në një rast Kosta e ka kërcënuar se do ta hiqte nga puna.

“Ndodhesha te Komuna e Parisit me vajzën time, ishim ulur në një restorant. Para tavolinës sonë kaloi Lorenc Kosta dhe më provokoi. Kaloi dy herë para tavolinës sime. Ai më ngacmonte gjithmonë dhe më thoshte s’më bën dot gjë mua sepse unë të heq nga puna. Në përballjen e fundit nuk durova më dhe e qëllova. Nuk kam dashur ta vras”, ka rrëfyer Goxharaj.

Pas kësaj dëshmie, Goxharaj ka thënë për hetuesit se menjëherë u largua me vajzën e tij dhe takoi djalin. Gjatë rrugës, 46-vjeçari është pikasur nga një efektiv, i cili i ka kërkuar të dorëzohej, por Goxharaj ka vijuar te largohet drejt zonës së Dajtit.

Ngjarja e rëndë ndodhi për shkak të tradhtisë nga bashkëshortja e ish-efektivit, e cila ka kërkuar divorcin. Diçka e tillë nuk është pranuar nga Goxharaj, i cili akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.


4 Comments

  1. QR ca vete, kurva te ben te cmendur! Gjysma e grave ne Tirane kane dhe burre dhe dashnor, ju q*fsha metropolin e degjeneruar!

  2. Dihet qe do dali ne gjendje te “renduar” psikologjike dhe do ti japin nje denim te lehte. Partia ta heq njollen shpejt.

  3. Ha shif ramen me grun evtjetrit veliaj me dashnoren e harasa it, cuci me dashnoren e rames, kshu jan qirp e shkërdhyer patronazhiste e ridhjeres se toku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *