• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ Në Bushat u qëllua ndaj një makine të blinduar

Arkiva, Lajme, Të fundit
Lushnje blinduar



Një automjet tip Audi i blinduar është qëlluar me armë zjarri ditën e sotme në Vaun e Dejës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rranxa të Bushatit, ku automjeti është gjetur i braktisur nga forcat e policisë.

Sipas informacionit të përftuar, automjeti i blinduar, i cili kishte pësuar dëmtime nga plumbat, është zbuluar në një zonë të izoluar. Mësohet se dy automjete Mercedes S të blinduar janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia është angazhuar në kërkimin e autorëve të këtij akti dhe ka nisur një hetim të thelluar për të zbardhur rrethanat dhe motivet që qëndrojnë pas kësaj ngjarjeje.

Aktualisht, arsyet e këtij sulmi mbeten të paqarta, dhe efektivët e policisë po punojnë për të identifikuar dhe kapur individët përgjegjës.

Nuk dihet se cilët kanë qenë personat e përfshirë në këtë përplasje me armë, por ka të dhëna dhe indicie të forta se ngjarja është kryer nga anëtarë të një grupimi të njohur kriminal në Shkodër.

“Rreth orës 18:55, në fshatin Rrenxa, Bushat, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar. Nuk ka persona të dëmtuar.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al


1 Comment

  1. Thua se nuk e dinë pou llicat se kush ishte….
    Deputetët e ardhshë të ramutit kanë bërë ndonjë skenë si filmat western me kokëpalarë me makina bunkerë dhe shtëpi bunkerë e kamera HD.
    Punë narkoshteti dhe bandash gjithandeje…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *