• |
ide | kryesore

Loja me mbetjet e rrezikshme/ Shembulli pse nuk duhet lejuar importi i plehrave

Arkiva, Kryesore, Lajme



Shumëkush e pa me shpërfillje skandalin e dy anijeve me mbetje toksike që u nisën nga Shqipëria për t’u zhdukur diku në Azinë e largët. Në fund të fundit, shqetësimi lind kur mbetjet e dëmshme importohen në Shqipëri, jo kur ato eksportohen për t’u groposur diku larg.

Pikërisht në mes të këtij debati, doli lajmi se qeveria po i hap rrugë importit të mbetjeve nëpërmjet një projektligji të hedhur për konsultim me qytetarët dhe që ka riaktivizuar Aleancën Kundër Importit të Plehrave.

AKIP ka dalë me një reagim sipas të cilit skandali i eksportit të mbetjeve të rrezikshme është shembull që lidhet drejtpërdrejt me çështjen e importit të plehrave. Pak a shumë në të njëjtën mënyrë se si qeveria e Ramës u soll me mbetjet e rrezikshme që u tentua të niseshin jashtë, do të sillet nesër me plehrat që do të fusë brenda në vend.

Sipas AKIP, skandali vërteton se “autoriteti shtetëror shqiptar është tepër i paaftë apo i korruptuar për të mbajtur përgjegjëse kompanitë vendëse industriale dhe për t’i kërkuar atyre llogari se çfarë bëjnë me mbetjet, qofshin këto toksike apo jo, që dalin nga aktiviteti i tyre i zakonshëm ekonomik”.

Loja e qeverisë me mbetjet e rrezikshme të Kurum

mbetjet toksike oksid

Në 8 gusht, tre organizata ndërkombëtare të mjedisit denoncuan faktin se dy anije të nisura nga porti i Durrësit, po transportonin lëndë të rrezikshme drejt Azisë. Anijet ishin nisur në korrik, pa konfirmim se vendi pritës, Tajlanda, do t’i pranonte. Kur qeveria e Tajlandës mësoi për llojin e ngarkesës që transportonin anijet, refuzoi t’i pranonte në territorin e saj.

Ngarkesa në fjalë sipas organizatave mjedisore është pluhuri i furrës, një produkt mbetjesh i rrezikshëm që zakonisht vjen nga riciklimi i skrapit të çelikut dhe përmban okside metalike toksike si kadmiumi dhe kromi, që janë të dëmshëm për shëndetin dhe mjedisin. Ky lloj pluhuri kërkon trajtim të kushtueshëm, por kompanitë që e prodhojnë kërkojnë të shmangin shpenzimet.

Aktualisht, dy anijet me 100 kontenierë që mbajnë rreth 816 ton mbetje brenda tyre po kthehen në Durrës. Media amerikane Bloomberg ishte e para që raportoi për skandalin.

Kompania e transportit Maersk tha se nuk ishte njoftuar se kontenierët mbanin lëndë të rrezikshme. Reagimi i qeverisë përbën një skandal më vete.

Qeveria shqiptare tha se nuk kishte dijeni se si anijet e nisura nga Durrësi, duke shmangur përgjegjësinë. Sipas ministrisë së mjedisit, mbetjet ishin të kompanisë Kurum, por qeveria shqiptare nuk e dinte se ato ishin të rrezikshme.

Në një njoftim për mediat, kompania Kurum mohoi se mbetjet ishin të saj, duke thelluar skandalin.

Prokuroria e Durrësit nisi hetimet për të zbuluar origjinën e mbetjeve, por fokusi i hetimit është vetëm tek kompania që ka nisur sasinë gjigande të mbetjeve të rrezikshme drejt Tajlandës.

Shteti ka hequr dorë nga roli kontrollues, ndërsa 816 ton mbetje po kthehen tashmë në Shqipëri. Askush nuk mban përgjegjësi.

Kush do t’i trajtojë këto mbetje? Ku do të përpunohen? Kush do të paguajë për asgjësimin e tyre? Përse nuk funksionoi kontrolli doganor?

Rasti i 100 kontenierëve të braktisur në Kinë

Dy anijet me mbetjet e Kurum nuk janë të vetmet që kanë dalë nga Shqipëria drejt vendeve të Azisë. Organizatat ndërkombëtare mjedisore raportuan edhe për 100 kontenierë të tjerë që kanë mbetur të bllokuar në një port të Kinës për të njëjtat arsye.

Në nisje nuk ishte raportuar se kontenierët transportonin mbetje të rrezikshme. Kur autoritetet kineze panë rezultatet e analizave, ata refuzuan të pranojnë anijet me mbetje. Reagimi i doganave shqiptare ishte se kjo ngarkesë e dytë ishte nisur nga një kompani e Kosovës, por sërish aftësitë kontrolluese të shtetit shqiptar janë në pikëpyetje.

është pikërisht kjo paaftësi për të menaxhuar dhe kontrolluar dhe mbetjet, që nxit reagimin e Aleancës Kundër Importit të Plehrave dhe shembulli i 816 ton mbetje është prova më e mirë për këtë.

Reagimi i plotë i Aleancës Kundër Importit të Plehrave

Aleanca Kundër Importit të Plehrave ka ndjekur me vëmendje zhvillimet rreth skandalit të 816 tonëve mbetje industriale toksike, të cilat janë duke u kthyer në Shqipëri, pasi kanë dalë nga Porti i Durrësit, sugjerohet, nën dokumente të falsifikuara si eksport lëndësh të para.

AKIP vëren se skandali dukshëm konfirmon shqetësimin kryesor tonin në lidhje me domosdoshmërinë për të ndaluar importin e plehrave në Shqipëri për shkak të mungesës së infrastrukturës përkatëse shtetërore për të ndaluar dhe parandaluar importet e plehrave për groposje dhe asgjësim krahas atyre me destinacion riciklimin.

Skandali vë në dukje se autoriteti shtetëror shqiptar është tepër i paaftë apo i korruptuar për të mbajtur përgjegjëse kompanitë vendëse industriale dhe për t’i kërkuar atyre llogari se çfarë bëjnë me mbetjet, qofshin këto toksike apo jo, që dalin nga aktiviteti i tyre i zakonshëm ekonomik.

Skandali vë në dukje gjithashtu se reagimi i autoriteteve shqiptare ndaj skandalit lë shumë për të dëshiruar. Deri më tani nuk duket se prokuroritë përkatëse kanë kryer ndonjë inspektim në subjektet e dyshuara për trafik lëndësh të rrezikshme ndërsa qeveria nuk ka denjuar të hulumtojë se si ndodhi që mbërritëm në këtë skandal dhe as se cilët, mes hallkave shtetërore, nga inspektorët e mjedisit te kontrollorët e doganave dhe Portit të Durrësit, dështoi të dallojë problemin në kohën e duhur.

Për rrjedhojë, AKIP thekson se Shqipëria duhet të mbetet në regjjimin e ndalimit të importimit të plehrave dhe ndërkohë, në vend që të humbasë kohë në debate të tilla absurde, si interesi i pak operatorëve ekonomikë në importimin e plehrave, duhet të përqendrojë energjitë në menaxhimin e integruar të mbetjeve, në ndarjen në burim, në riciklim, në rehabilitimin e zonave të ndotura, në shtrirjen e sistemit të grumbullimit në të gjithë territorin e vendit, në sigurimin që plehrat nuk derdhen në zona të paautorizuara, në sigurimin që të gjitha bashkitë të kenë stacione tranzitimi dhe landfille dhe që sa më pak prej mbeturinave që prodhojmë, të destinohet për groposje.

Në këtë kontekst, AKIP i bën thirrje shqiptarëve që të përfshihen në fushatën tonë kombëtare, e cila, kësaj here, nuk synon më vetëm ndalimin e importit të plehrave, por edhe pastrimin e Shqipërisë nga plehrat.


25 Comments

  1. Nese doni te ndaloni importit e plehrave , ndaloni me çdo mjet e menyre te marrin e gjate .
    Ai nuk dine te ndaloje . Sidomos kur nuhat lekun ai eshte ne gjendje ti veje edhe zjarrin ketij vendi .
    Ndalojeni sa nuk eshte vone , marrezite e tij nuk kane te sosur .
    Ndalojeni e degdiseni aty ku nuk deperton dielli e ku dem mund ti beje vetem vetes se tij .
    Degdiseni tek 41 biss ku mund te flas vetem me gjyshen e tij .

    1. Njeriu beson të jetojë me punën e tijë dhe në paqë, me familje. Por jo nuk është e mundur?!
      U gjeta. Para sfidës, sepse ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare kishin rendë?! Jemi kthyer në ç’ë periudhë të historisë së njerëzimit?
      Me çfarë ligjesh?
      Pyetje banale per të korruptuarit?
      Besojë se sfida është internacionale, dhe them se në Gjadër duhet të kalojnë sipas shembullit shqiptare të gjithë liderët botërorë që janë përfshirë në kyt sfidë.
      Dhe unë e pranoj sfidenë per sa mundem te ofroj jeten ne duart e CIA, FBI o të tjerëve.
      Se nuk gabojë një provebë Gjerman thotë. Kush lindë katror nuk mundë te vdesë në rreth.

  2. Rama për lek shet çdo gjë, dhe kur ka nevojë perspnale sndalet as te familja e tij të ciliën e sakrifikon pa mëdyshje

    Mos prisni noi të mirë, më keq do e bëjë

  3. LAJMI I FUNDIT
    ———————-

    Gazeta Sot,, 18:27 | 23/08/2024

    Rikthehet Kiara Tito, do të moderojë këtë program në TCH krah…
    Hoxha biznesmen Elvis Naçi do të rikthejë sërish në ekran këtë sezon telviziv emisionin e tij “Shqiptarët për shqiptarët”.

    Sipas mediave, ky emision do të transmetohet çdo të premte në ekranin e Top Channel. Ndërkohë, mësohet se moderimi i emisionit i është besuar moderatores Kiara Tito, e cila do të jetë në krah të Elvis Naçit.

    Nuk dihen detajet nëse emisioni do të jetë i Top Channel apo i Elvis Nacit dhe shuma se sa mund ta ketë blerë të orarin televiziv në një televizion kombëtar, nëse është kjo e dyta.

    Elvis Naçi përveç se si hoxhë, njihet edhe si një person që bën biznes në emër të fesë.

    PS: Hoxhë i thënçin, se është thjesht një mashtrues fetar. Që predikon urdhëresat e Zotit dhe jeton në luks të shfrenuar, luks I përfituar nga bizneset që bën dhe paratë që përfiton duke mashtruar. Pas tërmetit u angazhua të ndërtonte banesa , dhe rilindja e afroi, në gjirin e saj për t’i dhënë mundësinë të ndërtonte e të doroviste sa të donte nga donacionet. Pati ndonjë kontroll , ndonjë audit shtetëror si I shpenzoi paratë? Jo. Asnjë transparencë. Këto janë punët intelektuale të rilindjes me mafiozë fetarë si Elvis Naçi.

    —————-

    Artikull
    By News Albania September 5, 2021

    Imami Elvis Naçi i cili njihet si grumbullues i donacioneve, ka rënë pre e një hetimi prej organizatave ndërkombëtare te inteligjencës dhe zbulimit.

    Dyshohet se Imami Elvis Naçi nëpërmjet Fondacionit “Firdeus” ka ndihmuar kontigjentë të grupeve kriminale në pastrimin e parave të përfituara në rrugë ilegale. Mendohet se disa grupe nga Durrësi, Tirana dhe Fushë-Kruja janë ndihmuar prej tij për justifikim e pasurisë të arritur kryesisht në tregëtinë e lëndëve narkotike dhe gjobëvënies.

    Gjithashtu sipas burimeve për PORTALI INVESTIGATIV SPAK ka nisur hetimet për imamin për përvetësim e donacioneve të dhuruara për tërmetin e 26 nëntorit. Kjo vërtetohet nga jeta luksoze që bën dhe shfaq në rrjete sociale, ku vetëm shapkat “Diesel” që reklamonte kushtojnë plotë 605 euro.
    Pikërisht për këto fakte rreth nje muaj më parë iu refuzua viza për në SHBA.

    PS: SPAKU BLN SIKUR NIS HETIME SA PËR TË THËNË QË PUNON, DHE PASTAJ NUK I ÇON DERI NË FUND, SIDOMOS HETIMET KU PËRFSHIHEN ZYRTARË SHUMË TË LARTË TË RILINDJES.

    ———-

    TPZ.AL
    AKTUALITET, 23 NËNTOR 2019, 17:04

    “Elvis Naçi predikon injorancën sipas kokës së tij dhe jo islamin, mblodhi paratë e bamirësisë për të hapur spitalin e tij privat!”
    Moderatorja Kostana Morava ka reaguar ashpër ndaj televizionit News 24, duke e konsideruar si skandal faktin që i ka ofruar hapësirë televizive imamit Elvis Naçi.

    Marrë shkas nga lëvizja e fundit e Naçit, që ka blerë një spital privat për shuma marramendëse, Morava nënvizon se është e pakonceptueshme mos ndërhyrja e autoriteteve për të gjetur burimin e të ardhurave që po shfrytëzon.

    “Kam kohe qe mendoj se si eshte e mundur qe nje media i hap deren nje individi si ky i cili ne jeten e tij te perditshme predikon islamin dhe kete e ben sipas kokes se tij…

    Qe ta sqaroj, une nuk kam asgje kunder islamit apo kristianizmit (gjithashtu edhe judaizmit) por nuk arrij dot te konceptoj se si ky imam fiton autoritet ne publik nderkohe qe thote se ndihmon te varferit dhe paralelisht e kemi pare ne video te ndryshme teksa predikon injorancen.

    Ketij zoterie televizioni News 24 (tv laik) i ka dhene fuqine qe ‘injorantet’ te besojne cdo idiotsi qe do i teket ketij te thote neper xhamira apo tjeter kund.
    Kjo gje duhet pare me kujdes nga institucionet.

    Pervec pushtetit qe media i vesh imazhit te tij (per mua nje skandal nga ana e News 24) lindin dyshime se zoteria ne fjale ka mbledhur kaq shume para nga fondacioni bamires qe drejton sa tani eshte nje oligark ne hapat e pare, me nje spital privat ne pronesi! Nje spital ne fakt qe ka marre edhe skandale mbi veten. Nje spital te cilin personalisht e kam provuar qe te rrjep per se gjalli.
    Te gjitha keto ndodhin ne kohen kur Shqiperia eshte kthyer ne vatren e injoranteve dhe cdo i paarsimuar, perdorues droge, te varurit nga bixhozi apo viktima te cfare do lloji (si prsh prostituta) jane preja me e lehte per tu kthyer ne ushtaret e ketij burri.
    Shteti ka nje rol te madh ne kete pike.
    Njerezit qe ndjehen te perjashtuar ju duhet dhene pune, shkolle dhe jo kuran apo bibla. Besimi eshte individual dhe s’ka pse merr forma te deformuara dhe te demshme e per me teper te ndihmuara nga pushteti i medias dhe nje shtet i paafte per te nxjerre nga bataku shtresat ne nevoje”, shkruan Morava.

    PS: NUK E DESHËT NAÇIN TE NEWS24? SHIHENI TE TOPI. Ku është problemi këtu?
    Rilindi qeveria me hajdutët e saj. Rilindën qytetet me inceneratorët. Do rilindi dhe bamirësia fetare në media me Naçut e saj, sharlatanët. Ky popull ka 3 dekada që ha sapunin për djath! PROBLEMI NUK ËSHTË VETËM I MEDIAS SË KAPUR NGA MAFIA. PROBLEMI ËSHTË EDHE I ATYRE “GOMERËVE” QË I JAPIN PARA PËR BAMIRËSI KËTIJ ELVIS MAFIOZIT.

    Prandaj mos u qani nga mbetjet e plehrat toksike, se plehrat më toksike e më të dëmshme i keni nëpër TV kombëtare.

    1. Si u katandis kështu Top channel? Dikur merrte më të mirët. Tani merr llumin, është katandisur merr vetëm plehra? Në fillim u përfshi te inceneratorët, dhe tani i hap derën Elvis Naçit, këtij plehre mashtruese fetare!!!!

      1. Top channel është TV e kapur nga Rilindja. Dhe Rilindja ka një parim (përveç Omerta-s), hajdutllëku dhe plehërllëku është kriter bazë për ngjitje në hierarki. S’ka rëndësi në je mafioz plehrë. Rëndësi ka që je një “star” televiziv, ke shikueshmëri, dhe i shërben rilindjes. Në Shqipëri për sa kohë nuk je i dënuar nga gjykata me formë të prerë quhesh njeriu më i ndershëm në botë, sidomos kur je mafioz apo hajdut. Për sa kohë drejtësi nuk ka se SPAKu merret vetëm me Saliun (madje dhe me Saliun sorrollatet kot deri tani), atëherë “Elvisat” do lulëzojnë nëpër ekrane.

        1. Pse shqetësoheni nga Elvisi që do vejë te Topi? Media është një gënjeshtër e madhe tashmë. E ka humbur misionin e vet. Është thjesht Shpk. Për sa kohë nuk ka drejtësi ajo do përfitojë me çdo lloj forme. Elvisi nuk ka faj për sa kohë e lejojnë. Psh, pse nuk e pyesin Naçin, ore si u shumua tërë bota vetëm nga Adami dhe Eva? Me inçeste? Është edhe shkencërisht e pamundur. Kurani ka dalë 600 vite pas Biblës. Si ka mundësi që nuk e njohin myslimanët Jezusin si birin e Perëndisë? Zoti dërgoi fjalën e tij të vërtetë në tokë përmes Biblës dhe Kuranit dhe thotë gënjeshtra për Krishtin te myslimanët për të birin? Dmth sipas Naçit , Jezusi është kopil. Dmth të krishterët blasfemojnë! S’ka faj Elvis Naçi dhe palaçot e tjerë fetarë. Për sa kohë më media qepet goja nga frika prej së vërtetës , atëherë mashtruesit fetarë (dhe jo vetëm) do japin mend si të ndershëm. Gënjeshtra është nëna e gjithë të këqijave.

          1. Këta sharlatanët fetarë janë mysybet. Le që kanë të paktën 2000 vite që nuk dinë si ka dalë gjithë dynjaja vetëm nga Adami dhe Eva. Madje dhe në Bibël nuk thuhet se si u martuan fëmijët e tyre. Thuhet vetëm që lindi ky dhe ai , biri i këtij apo atij, por se me kë mama hiç. Nejse! Historira shpellarësh! Më e bukura është kur thuhet se në Shqipëri ka harmoni fetare si askund në botë! Rasti më flagrant është njohja nga ortodoksët dhe katolikët e Krishtit si biri i Perëndisë, por jo nga myslimanët. Tani thuhet se në thelb, për të krishterët, Antikrishti është ai që mohon Krishtin. Pra, logjikisht (feja) islame është AntiKrishti për ta. Ça harmonie është kjo mes Krishtërimit dhe AntiKrishtërimit? Harmoni sharlatanësh fetarë, asgjë tjetër. E ku ka më bukur se këtë sharlatanizëm fetar ta shikosh nëpër emisione në TV kombëtare si bamirësi? A jetojmë në botën e gënjeshtrave? A kanë 3 dekada që politikanët mashtrojnë e vjedhin popullin dhe e shpopullojnë atë? Si u bë gjithë ky mashtrim dhe hajdutllëk? Pa ndihmën dhe servilizmin e medias? Jo. Atëherë mos të qahemi nga sharlatanët fetarë, se të paktën këta mashtrojnë, pastrojnë para, dhe vjedhin, por hedhin edhe ndonjë para për bamirësi te ndonjë fukara. Politika vetëm vjedh dhe shpopullon. Vendet e punës i ka për militantët, miqtë, ryshfetxhinjtë dhe kurvat. Kështu që pse mos t’i jepet hapsirë mashtruesve si E.Naçi? Madje ai duhet bërë edhe kryeministër. Pse jo?! Kështu të paktën populli do kuptojë se deri ku mund të arrijë? A do bëhet edhe mashtruesi fetar si ai politikan? Apo do jetë më keq siç kanë treguar edhe kohërat e errëta të shkuara të sundimit fetar?!

        2. Migjeni

          Poema e Mjerimit

          Mjerimit gjithashtu len dhe trashigim/ – jo veç nëpër banka dhe në gja të patundshme,/ por eshtrat e shtrembta e në gjoks ndonj dhimbjet,/ mund që të len kujtim ditën e dikurshme/ Kur pullaz’ i shtëpis u shemb e ra/ nga kalbesin’ e kohës, nga pesha e qiellit, / kur mbi gjithçka u ndi një i tmerrshmi za/ plot mallkim e lutje nga fundi i ferrit,/ ish zan’ i njeriut që vdiqte nën tra./ Kështu nën kambë të randë të zotit t’egërsuem- / thotë prifti- vdes ai që çon jetë të dhunuem./ Dhe ne këto kujtime, ksi lloj fatkeqsinash/ mbushet got e helmit në trashigim brezninash .

          Mjerimi ka moter ngushëlluese gotën. / Në pijetore të qelbta, pranë tryezës plot zdrale / të neveritshme, shpirti, me etje derdh gotën/ në fyt për me harrue nandhetenand’ halle./ E gota e turbullt, gota satanike/ tu’ e ledhatue e pickon si gjarpni- / Dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,/ nën tryezë qan – qeshet në formë tragjikomike.

          Te gjitha hallet skami në gotë i mbyt/ kur njëqind i derdh një nga një në fyt./

          Mjerimi ndez deshirat si hyjet errësira/ dhe bajnë tym si hejt q’i Ban shkrum shkretëtira.

          Edhe përtej varrit asht përndjekja, dhe ne Shqiptarët jemi kampion. Kur vizitoj varrezat e fshatit duket se vdekja nuk e shuan urrejtjen. Harresa, e nevoja pa shikuar në pasqyrë veten.
          Trashëgimia, e mjerimit qe Migjeni i këndoj. Në Shkodrën e kulturës, shtepin ja paten vjedhur, por edhe nje lagje mbanë emrin Sdrale . “Me kenë shkodran tani i banë”. Histori tjetër o tjetërsimit, nga eshtrat e shtrembta, kalbsina mishrash ne zallin e Kierit. Kur Enveri pushkatonte plakun Prek Cali, pa vorrë, si të tjerë. Dhe ky njeri i Gjirokastrës qe mbajti fjalimin në Shkodër, pa harruar thenja e Tijë ” faleminderit voglush” .
          Udhëtonte udheqesi i dashur i Parisë dhe popullit neper rrugët e Parisit, Tiranës në kohen e Zogut . Per tu gjendur Kryeministër në Shqipërinë që duam . Po ç’na la trashigim Enveri, se problemi i shqiptarëve ishte shtruar per zgjidhje, pasi kishte folur me Presidentin Tito. ” O shqipni e mjera shqipni kush të ka qitur me krye në hi”.
          Vertet kush jemi ne Shqitaret, burrëria , trimeria, atëdhedashuria, flamuri, morali ? Pyetje? Se po ti japësh përgjigje me fakte historike, eshte nje gropë e zezë e qelbur me kalbsira të historisë. Thuhet se i shami të sha. Më banë natë te pergias?! Te rrapi ne mashkullor foli Çerçizi me gojë?!
          Kemi një histori princash komunistë e Zogist, dhe e duan pushtetin si trashigim si Shqipërinë dhe me cdo kusht. Sa halle ky popull i mjere me një politikë keshtu të degjeneruar!
          Dhe thuhet në Shqipëri ” kur bahet magjypi pash, vret të atin”
          Pa asnjë fajsi per komunitetin egjiptian në Shqipëri. Por politika me drejtuar një kombë është shumë e rendesishmë dhe delikatja!
          Mos ta harrojmë poetin Shkodranë . Shpresoj që eshtrat e Migjenit mos te perfundojnë në lum, apo ndonjë laborator. Se ne shesim të gjadhtë dhe të vdekurit.
          Foracë dhe kurajo!

      2. FISIN KOMUNIST DO TA GJENI TE IMPLIKUAR NE CDO BURIM FITIMI BRENDA APO JASHTE NUK KAN PROBLEM ASGJE NGA ASNJE KENDVESHTRIMI ,VETEM TE PASUROHEN ,NJE GRUP I VOGEL KRIMINELESH ,POR ZHVILLIMET DO TI SHKUNDIN DUKE JU GJETUR VENDIN ME NJE MESIM TE MIR NGA CDO KUPTIM DHE NJE PERVOJ POPULLORE QE KETO TI FUNDOSIN NJE HER E MIR ASHTU SIC NA KAN FUNDOSUR NEVE ,TE GJITHEVE JU VJEN RRALLA ,SE NDRYSHE NUK QUHET MAS KOH KONKURENC ZHVILLIM FUQI KU ASNJERI SMUND TI KET TE GJITHA QE PAFUNDESISHT TE KET PUSHTET

  4. A eshte vis naci apo Edi kokaina karominister se nuk po e marrim vesh kujt ti drejtohemi per plehrat o pabole milet

    1. O ti anonim bythëqim i orës 11.07 që bën sikur s’di kë ke kryeministër. Je analfabet a çfarë??? Ai po thotë që kështu si ka vajtur puna me një kryeministër hajdut si Rama dhe një qeverisje plehrash rilindase, plehrat nuk janë vetëm materiale toksike që trafikohen, por metaforikisht i ke nëpër media duke mashtruar dhe vjedhur popullin. Dhe kjo sigurisht bëhet me miratimin e rilindjes dhe Bablokut , në TV kombëtare që ai zotëron. Kështu që mos u merr me bolet e të tjerëve, sidomos me të vërtetën, por merru me bythën tënde o anonim analfabet! Se po ta fusin dhe akoma nuk e kupton. Ke hall kush është kryeministër. Kokëloqe.

    2. Ky është populli që duam. I thua që hajdutët dhe plehrat i ke gjithandej , madje dhe në media, tashmë edhe fetare-mafioze me shapka 600€, por e vetmja pyetje që bën është kush është kryeministër!!!! Vetëm fenë mos ua përmend këtyre se aty çalon problemi, aty s’flasin dot, se kanë 2000 vite që i mashtrojnë e i vjedhin dhe qepin gojën si palaço. Kryeministër është Edi Rama, ai që shumica e atyre që votuan në zgjedhjet e fundit i dhanë votën (pak rëndësi ka në e shitën votën). Po këtu ka 3 dekada që korrupsioni dhe vjedhja është kthyer në sistem, nuk ka meritokraci e as sistem vlerash. E vetmja vlerë diferencuese ka ngelur paraja. Dhe personazhet e fesë janë bërë shëmbëlltyrë e rilindjes dhe jo e Zotit siç pretendojnë ata. Ky është problemi! Kur edhe predikuesit e fesë, pra të fjalës së Perëndisë, pra Zotit, katandisen në hajdutë mashtrues, atëherë ky vend ka mbaruar. Aq më shumë që iu jepet hapsirë në media kombëtare. Politika në këto 30 vite ka shpopulluar masivisht, dhe ka mbajtur këtu ata që iu intereson, atë pakicë votuesish servilë që I voton. E kështu shikon nëpër komente patronazhista të Ramës apo dumbabista të Doktorit që mbrojnë njërën apo tjetrën palë. Se rëndësi për ata ka rotacioni i hajdutëve dhe vazhdimi me gënjeshtra. Ndërkohë që këtu nuk ka më rëndësi kush është në pushtet se edhe ai që është në opozitë, që pretendon të vijë në pushtet, Saliu, është mysybet. Mjafton të kujtojmë Gërdecin çfarë ndodhi. Nuk është puna hiq Ramën e vë Sali Ramë Berishën, apo hiq Ramën dhe vë Naçin fetarin e bandave. Do rrëzuar sistemi korruptiv që ka 30vite që e kanë ngritur këta së bashku, kush më shumë e kush më pak. Po si ta rrëzosh? Me këta që nuk duan të vërtetën por vetëm sorrollaten me gënjeshtra? Me analfabetë të tillë që sa i përmend mashtruesit fetarë e kanë mendjen te bolet?!! Feja tall bythën me këta debila, më keq se qeveria, këta përmendin bolet! Ça bythqimash leshi!

    3. Këta sharlatanët fetarë si E.Naçi , janë “plehra toksike” më të këqija se ato mbetjet e kontenierëve, se këta të helmojnë shpirtin dhe mendjen, përveçse të vjedhin. Të bëjnë për budalla dhe vetë bëjnë jetë luksi. Po kujt ia thua? Një popull budalla lëre në mjerimin e tij! Se përherë mendjen do e ketë te bolet, se është mësuar me që ia fusin! Ua futi Everi 45 vite, s’bënë zë. Ua futën ish komunistët dhe pasardhësit e tyre (Nano, Rama, Saliu&Co) dhe prapë i votojnë, ose qepin gojën dhe shpopullohen. Tani të kenë aq kurajë sa të ngrihen edhe kundër mashtruesve fetarë????? JO KJO ËSHTË E TEPËRT! Më mirë të vazhdojnë lojën e sharlatanëve të politikës, se mesa duket iu ka pëlqyer. Janë përshtatur me të keqen. Por harrojnë që zanafilla e së keqes është te feja. Komunizmi nuk ishte gjë tjetër veçse një zëvendësim i ngjashëm i doktrinës së krishterë. Enveri hoqi Zotin me dhunë (pa prova) dhe u bë vetë si Zot. Ça predikonte Krishti? E dini? Krishti ishte komunisti i parë në tokë. Ça po kërkon të bëjë Rama më shumë se Enveri? Po afron plehrat e fesë që të sundojë i qetë mes “budallenjve” që i besojnë mashtrimeve fetare. E ku ka më mirë se të ngresh “diktaturë” në demokraci! Kuptohet duke sunduar bashkë me palaçot e fesë, se në thelb qëllimi është i njëjtë, sundimi mbi masat.

      1. Harmonia mes besimeve fetare është harmoni mes mafiozeve, mes bandave fetare. Si mafiozët dikur në Amerikë apo Sicili. Pra mafiozët bien dakord për ndarjen e territoreve të influencës dhe kontrollit dhe nuk trazojnë njëri tjetrin, janë në harmoni. Secili mashtron dhe vjedh pjesën e vet të popullit. A doli baba Mondi te përgjimet e SKY ECC, në komunikim me bandat për zaptimin tokash? Baba Mondin e mbron Ilir Meta. E keni dëgjuar Liken kur thotë kthejini tokat Baba Mondit, bektashinjëve? Naçi pastron paratë e mafiozëve të tjerë. Dhe ble spitale pastaj apo dyqane syzesh firmato, e rri me shapka 600€. Naçi është lidhur me rilindjen. Mafia ka shtetin dhe partinë e vet. Tashmë edhe feja është pjesë e tepsisë mafioze. Media e korruptuar dhe e kapur mbush xhepat duke iu shërbyer këtyre sharlatanëve mafiozë.
        E vetmja pyetje që ngelet është: Kush është kryeministër? Rama. O burra ta heqim e të vëmë një qelbësirë tjetër që na ka vjedhur para 2013. E vetmja alternativë, i vetmi ndryshim që paska në dorë populli qenka rrotacioni i hajdutëve? Pra, delja duhet vetëm zgjedhë ujkun që do ta shqyejë e do ta hajë. Ndërkohë që ujku majë ballkonit po qahet pse ujku Rama e kanë lënë pa radhë, s’po ha dele, madje po i thonë që ke bërë kulla me djersën e deleve. SPAKU thjesht sortollatet me Saliun se ashtu i duhet Ramës , pra peng deri për zgjedhjet e ardhshme. Të kishte drejtësi tamam, Saliu, Meta, Nano dhe Rama do ishin nën arrest tani.

        1. Nga Arben Malaj.
          ———————–

          Skandali me mbetjet toksike, Arben Malaj: Berisha i shiti Kurum-it dy HEC-e me një praktikë korruptive të pa dëgjuar në historinë ekonomike.
          Ish-ministri i Financave Arben Malaj ka reaguar lidhur me skandalin e eksportimit të mbetjeve të rrezikshme të KURUM nga porti i Durrësit drejt Tajlandës.

          “Efektet toksike të Kurumit “kanë bërë pis” politiken shqiptare shumë më heret se kjo ngjarje dhe rrezikon te vazhdojne gjate” shkruan Malaj, duke kujtuar se qeveria e Sali Berishës i shiti Kurum dy nga hidrocentralet efektive ne vendin tone, ‘Bistrica 1 dhe Bistrica 2 në në vlerën e 52 milionë eurove.

          Shitja e këtyre dy hidrocentraleve tepër produktive u bë pikërisht në janar 2013.

          Malaj ngre dhe disa pyetje ndër të cilat përse skema të kam borxh/tvsh të papaguar dhe po të shes pasuri kombëtare për të shlyer borxhin – u aplikua vetem për KURUM, duke i shitur dy HC kompani publike – fitim prurese?

          “Kujtoni kur qeveria e PD-se i shiti Kurum dy nga hidocentralet fitim prures ne vendin tone. Dy HC ishin ne kondicionet teknike me productive. Kjo shitje e pasurive publike fitim prurese nuk mund te behej pa korrupsion politik apo deri kapje shteti”

          Novacioni financiar se i kemi borxhe nga mos rimbursimi i TVSH prandaj ju shesim dy HEC, eshte nje praktike korruptive e pa degjuar ne historine ekonomike te ndonje vendi. Keto dy HC mund te ishin nje garanci e madhe energjitike per Saranden dhe jugun e vendit.

          Dy Hec rezultonin me fitim dhe s’kishte asnje argument perse duheshin shitur. Kjo shitje e pasurive publike fitim prurese nuk mund te behej pa korrupsion politik apo deri kapje shteti.

          Lista e pagesave te pa paguara nga buxheti perfshinte shume kompani shqiptare dhe te huaja.
          Perse nuk u aplikua si nje skeme e zbutjes se borxheve edhe per kompani te tjera shqiptare dhe te huaja??

          Perse skema “novatore” se te kam borxh/tvsh te papaguar dhe po te shes pasuri kombetare per te te shlyer borxhin – u aplikua vetem per KURIM, duke i shitur dy HC/ kompani publike – fitim prurese??

          Efektet toksike te Kurimit nuk mund te ndalen te “”helmojne politiken shqiptare pa i pastruar rrenjet qe jane me te vjetra e ato tek mbetjet tokike minerale” shkruan Malaj.

          Si iu shitën Hidrocentralet KURUM-it

          Më 9 janar 2013 qeveria në atë kohë e drejtuar nga Sali Berisha mori vendim për shitjen e katër hidrocentraleve kompanisë Kurum International edhe pse ekspertët në atë kohë e kritikuan ashpër shitjen e katër hidrocentraleve rentabël me çmime të ulëta. Hidrocentralet Bistrica 1 dhe Bistrica 2 u shitën për 52 milion euro. Ndërsa Ulza e Shkopeti u shitën për 57.5 milion euro.

          Procesi i shitjes se“HEC Bistrica 1 dhe 2” nisi mbështetur në vendimet nr. 152 dhe 153, te Keshillit te Ministrave të datës 29.02.2012. Kontrata e blerjes u permbyll me 21 maj 2013 dhe marrëveshja për blerjen e 100% të aksioneve të këtyre shoqërive u lidh midis Ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, ne cilesine e pronarit dhe shoqërise “Kurum International”, ne cilesine e fituesit te tenderit.
          Te dy hidocentralet Bistrica 1 dhe Bistrica 2 ishin rehabilituar plotësisht në kuadër te projektit “Furnizimi me energji i Shqiperise se Jugut BiSaBu” qe nisi 24 qershor 1999 dhe që kishte përfunduar me 31 dhjetor 2011. Vlera totale e projektit “Furnizimi me energji i Shqiperise se Jugut BiSaBu”” financuar nga banka gjermane KfË- Bankengruppe ishte rreth 33,2 milione Euro. Nga ky financim 21 milione Euro ishin përdorur per rehabilitimin e plote të HEC Bistrica 1 dhe 2, ndërsa diferenca për investime të tjera ne sektorin energjetik. Periudha e shlyerjes së huasë 33 milione Euro sipas skedulit të pageses ka nisur 31 Korrik 2007 dhe përfundon me 30 Dhjetor 2044.

          Më 4 mars 2013 Kuvendi miratoi shitjen e 4 Hidrocentraleve me 73 vota pro të mazhorancës, (atëherë qeveria e PD dhe LSI e Ilir Metës), 61 kundër të opozitës (atëherë Partia Socialiste). Ndërkohë në prill 2023, avokati Idajet Beqiri paditi në SPAK Sali Berishën, Ilir Metën dhe grupi i tyre, pasi kanë shitur pasurinë publike, kanë ndarë më pas interesat, pasi kompania private ka fituar rreth 10 milionë euro çdo vit, pa kryer asnjë investim.

          1. Ku je o SPAK? O ASPAK? Mirë Ramën dhe Veliajn s’ta mban bytha t’i arrestosh edhe pse janë super të korruptuar, janë kokat e krimit. Po me Saliun dhe Metën ça po bën? Ça po bën me Gërdecin, 21janarin etj dosje të errëta? Sipas A.Malaj Saliu dhe Meta paskan bërë praktika korruptive edhe me Hecet. Apo ti s’di gjë si gjithmonë? Apo nuk i heton dot se janë krime intelektuale? Ju doni krime ordinere që i heton edhe një mediokër pa diplomë?! Boll tallët bythën me këtë popull! O A.Dumani! O bëni tamam drejtësi, ose dorëzoni çelësat dhe ikni në azil po të doni. Keni tërë kohës me cioronka dhe me Saliun majë ballkonit, dhe me Metën që e keni lënë tërë të kohë të bëjë lëvizje fsheje apo transferim pasurie, me të shoqen që po ndahet. Për budallenj na dini ne?! Mirë politikën o Duman, po median, si nuk guxon ta hetosh? Po sharlatanët dhe hajdutët e fesë?

          2. Profeti Muhammed ka thënë:
            Do te vijë koha kur pasuria më e mirë për muslimanin do të jetë një kope dhensh, të cilat do ti kullotë nëpër maja të kodrave dhe thellësi të luginave, që me fenë e tij te ikë nga sprovat”
            [Sahih El-Buhari 19]

            ———
            Profeti Muhamed ishte bari, e më pas u bë tregtar e më vonë profet. (Në fund të fundit karriera kështu fillon, nga hiçi bëhesh dikushi, nga matrapaz në mashtries fetar).
            Ky “profet” u martua me nja 13 gra, nga ku njëra, Aisha qe 9 vjeç. Pavarësisht se fetarët thonë që qe 12-13 vjeçe. Madje ka zëra që thonë se ishte fare 6 vjeçe. Nejse! Muhabete shpellarësh!

            Elvis Naçi sigurisht që predikon mësimet e profetit por sipas mënyrës së vet, pra në vend të kopesë së dhenëve ka pasur dyqan syzesh firmato, ka pasur spital që i’a shiti Baba Mondit për 850milion. Ka fondacionin e bamirësisë që pastron paratë e mafies. Pra, me dy fjalë, në një xhungël si Shqipëria, ky karagjoz fetar i’a doli të pasurohet e të dalë nëpër media si gjasme Vip.

            Ndërkohë besimtarëve ju thuhet s’ka ç’ju duhet pasuria, se leku të prish, dhe më e rëndësishmja, që të fundit në tokë do jenë të parët në parajsë.
            Në fakt kjo është shprehje e krishterë, e biblës. Dhe s’kanë faj se Jezusi iku 33 vjeç, pa shtëpi , pa pasuri, pa asgjë, praktikisht i fundit. Predikimet i bënte në natyrë, jo nëpër kisha. Ngjalli njerëz, (kështu thotë Bibla, psh Llazarin) i ushqeu, i shëroi, por në fund e kryqëzuan si kriminel dhe nxorrën të lirë kriminelin në vend të tij. E ndërkohë palaçot e fesë kanë 2000 vite që e qajnë pasi i bënë gropën, se nuk e duan të vërtetën . Me sa duket Elvis Naçi e ka kuptuar thelbin që në fakt në Shqipëri nuk jeton në parajsë por në ferr, dhe e vetmja gjë që ka vlerë është paraja dhe jo e vërteta, se nuk ka drejtësi e as meritokraci. Dhe mënyra më e mirë për t’ja dalë mbanë është mafiozllëku. Përndryshe shpopullohesh ose shkon në të s’ëmës nga mafia , e cila mund të ta marrë pasurinë pa të pyetur për Zot.

          3. Amerikani po i mburrej shqiptarit:

            Amerikani: Tek ne mjekësia ka ecur shumë përpara. Për shembull mund të marrin një cope mishi dhe ta bëjnë hundë, vesh, buzë, cicë apo diçka tjetër.

            Shqiptari: Këtë e quan përpara ti? Tek ne marrin nje copë mishi me dy sy dhe e bëjnë qeveritar apo politikan. Dhe dalin aq të zgjuar saqë bëjnë gjithë popullin për budalla.

            Amerikani: Mjekët tuaj qënkan si Zoti, që nga brinja e Adamit krijoi Evën.

            Shqiptari: Janë më të zotë se Zoti, se këta nuk të vënë më gjumë, ta bëjnë pa anestezi!

  5. Kurti dhe Berisha janë gjithnjë së bashku. Madje kopje e njëri tjetrit; aq sa Kurti, si Berisha, ngriti celula terroriste kosovare në Shqipëri dhe i veshi me emrin e partisë së tij, VV. Albini shërbeu si syth i Saliut, përderisa ky ishte ‘i djegur’ dhe vëzhgohej nga Amerika që nga viti ’97 me 90 e ca celulat terroriste, degëza të Al Qaedas që instaloi në Shqipëri.

  6. Skandali me mbetjet toksike, Arben Malaj kujton “lëvizjen” e Berishës: I shiti Kurum-it dy HEC-e me një praktikë korruptive të pa dëgjuar në historinë ekonomike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *