• |
ide | kryesore

Sherr te rrethrrotullim i TEG-ut në Tiranë, policia arreston Fatjon Dautin

Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës i ka vënë prangat Fatjon Dautit i cili u përfshi në sherrin e ndodhur mesditën e djeshme tek rrethrrotullimi I TEG-ut I nxitur pasi dy vajza shofere përplasën lehtë makinat.

Mësohet se arrestimi i tij është kryer mbrëmë për akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe prodhim dhe shitje të lëndës narkotike. Dyshohet se arma që u gjet në vendngjarje dje i përket atij, po kështu gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe një sasi kanabisi.

Parakalimi i gabuar, i cili u bë shkak për thyrjen e pasqyrës së një ‘Audi A8’ ndërmjet dy makinave, çoi në përplasje fizike mes dy personave mesditën e sotme në rrethrrotullimin e TEG-ut. Dy vajza, kanë përplasur mjetet e tyre, dhe më pas dy të afërm të tyre kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe janë konfliktuar me sende të forta. I plagosur mbeti Fatjon Dauti i cili u konfiltua me Marjo Baramin.


2 Comments

  1. Makina drogaxhinjsh, ku perplasen dy karakurva dhe zihen protektoret qe shperndajne droge.. #shqiperiaqeduam

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *