• |
ide | kryesore

Ishte dënuar për prostitucion, arrestohet 34-vjeçarja në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 34-vjeçare e shpallur në kërkim dhe e dënuar me 1 vit e 4 muaj burg për prostitucion është arrestuar nga policia e Tiranës.

Me anë të një njoftimi, blutë e kryeqytetit thonë se arrestimi i saj u bë në kuadër të operacionit të koduar “Location” në bashkëpunim edhe me policinë e Pogradecit.

34-vjeçarja akuzohet veprat penale “Prostitucioni” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Njoftimi i policisë:

Në zbatim të masave të përcaktuara në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit” u finalizua operacioni policor i koduar “Location”.

Kapet dhe ndalohet një 34-vjeçare e dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për ushtrim dhe shfrytëzim prostitucioni.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Pogradec, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetaseje në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e saj përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat u kap dhe ndalua shtetasja A. Xh., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


3 Comments

  1. Nuk thone kot se shteti e ze lepurin e me qerre, vecse qerrja e shtetit ze lepujt fukara

    si puina e kesaj vajzes qe e fut ne vrime te vet pa i bere keq askujt dhe.nuk ze lepujt e korrupsionit

    qeveritar qindra milion e miliarda euro qe e futin ne vrimen tone perdite e me thelle. Nderkohe qe shefat

    e poliise, prokurotre e gjyqtar jane pjese e bandave te krimit te organizua deri edhe me vrarsesit me

    pagese, keta puritane arrestojne e denojne nje vajze ne pune te vet qe per qefin e vet apo interesin e

    fut ne bire te vet.

  2. Kesaj rradhe kan burgosur shqiptare por para disa ditesh arrestuan dhe turiste, femra kineze e te huaja te tjera. Dmth as femer shqiptare, as femer myslimane dhe prap shteti e ndalon te flej ne krevat me ke i do qefi, njesoj si ne kohen e diktatures. Edhe ne vendet arabe me fanatike, nese je femer e huaj jo muslimane je e lire te flesh me ke te duash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *