• |
ide | kryesore

Lufta në Gaza/ Shqipëria mes vendeve që furnizon Izraelin me karburant

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një luftë kërkon kapacitete, mbi të gjitha kur zhvillohet në një kohështrirje të gjerë dhe në shkallë të lartë luftimesh.

Ajo ka ndodhur edhe me Izraelin dhe Hamasin që prej 7 tetorit 2023, kur një sulm i organizatës terroriste Hamas la të vrarë mbi 1 mijë e 200 izraelitë në jug të vendit, pas një inkursioni të beftë dhe të paparashikuar.

Megjithatë, ajo çfarë pasoi ishte edhe më e ashpër dhe më brutale, me shtetin hebre, i cili ndërmori menjëherë hapa kundërpërgjigjeje, ndër më të ashprat ndonjëherë në Lindjen e Mesme.

Në Gaza mbi të gjitha, bombardimet, sulmet, kanë lënë të vrarë të paktën 46 mijë persona dhe prej tyre, mendohet se gjysma janë fëmijë dhe një pjesë e madhe gra civile, e jo luftëtarë të Hamasit, siç pretendohet rëndom nga Izraeli.

Por, edhe këta të fundit, nuk do të arrinin të kishin vazhdimësinë që kanë pa mbështetje në aspektin logjistik dhe ky i fundit nuk vjen vetëm me armatime moderne dhe fonde.

Lufta kërkon karburant dhe këtë të fundit, Izraeli e importon, pasi kapacitet prodhimi për çfarë harxhon, ka vetëm 1.1% të totalit.

Kështu, aleatët duhet të furnizojnë shtetin hebre me karburant.

Një raport i ri nga organizata Oil Change International zbulon se Shqipëria është ndër 11 vendet që furnizojnë Izraelin me karburant, pavarësisht vendimit të fundit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) që pohon se veprimet e Izraelit në Gaza mund të përbëjnë gjenocid.

Raporti, i titulluar “Behind the Barrel: New Insights into the Countries and Companies Behind Israel’s Fuel Supply,” thekson se dërgesat e naftës vazhdojnë të mbështesin operacionet ushtarake të Izraelit në rajonin e Gazës dhe shkatërrimin e shtëpive palestineze në Bregun Perëndimor.

Në listë janë aleatë të mëdhenj si SHBA, Brazili, Azerbajxhani, Kazakistani, madje edhe Rusia e Vladimir Putin.

Por, ajo çfarë bie në sy më së shumti në kontekstin tonë, është se ndër 11 vendet që po furnizojnë luftën e Izraelit, është edhe Shqipëria.

Raporti e vë në dukje këtë, duke paraqitur edhe një skemë shpërndarjeje, ku Shqipëria në fakt është e katërta në listë, pas SHBA-ve, Rusisë dhe Brazilit, si vend që ka furnizuar Izraelin me naftë të rafinuar, e cila kryesisht përdoret për dy qëllime kryesore: Ngarkimin e avionëve luftarakë dhe ngarkimin e buldozerëve.

Nuk specifikohet nëse Shqipëria hyn te shtetet që furnizojnë më së shumti karburant për avionët luftarakë, apo naftë për mjetet e tonazhit të rëndë.

Sipas raportit ndërkaq, bie në sy edhe fakti se Shqipëria ka furnizuar Izraelin edhe më shumë se shtete të mëdha si Greqia fqinje, apo Italia fqinje, që kanë kapacitete më të gjera.

Raporti i Oil Change International ka ndjekur 65 ngarkesa me karburant drejt Izraelit për këtë raport, nga ku ka nxjerrë edhe rezultatet, ku dërgesat e fundit kanë qenë të raportuara në korrik 2024.

Azerbajxhani, Kazakistani dhe Gaboni janë shtetet që kanë kryer lëvizjet më të mëdha, duke furnizuar Izraelin me rreth ¾ e nevojave të veta për naftë

Një nga aspektet më të rëndësishme të këtij raporti është se furnizuesit e karburantit mund të konsiderohen ligjërisht të përfshirë në krime lufte dhe gjenocid, duke qenë se i dinë efektet e dëmshme të këtij karburanti në operacionet ushtarake izraelite.

Dr. Irene Pietropaoli nga Instituti Britanik i Drejtësisë Ndërkombëtare dhe Krahasuese theksoi se kompanitë dhe vendet që furnizojnë Izraelin me naftë duhet të respektojnë ligjin humanitar ndërkombëtar dhe mund të përballen me pasoja ligjore për ndihmën materiale që ofrojnë në këto akte.


22 Comments

    1. Karrma te hyfte thelle, budalla. Tregtaret nga Shqiperia (jo shteti) ben ndermjetesin se nuk ka asnje mundesi te prodhoje nafte te rafinuar per avionet f35 te Izraelit. Ligji humanitar nderkombetar qe permend ky artikulli per budallenj, nuk egziston. Izraeli nuk eshte subjejt sanksionesh ne kete moment.

      1. ti ngaterron moralin me ligjet

        ligji eshte konvencion njerzor nuk ka lidhje me te verteten
        atje jane vrare FEMIJE TE PAFAJSHME MBI 20 0000
        PROVOJE TE TE VDESE NJE FEMIJE I VETEM NE FIS

    1. Jo . Kelyshet e sorrosit jane ata qe bejne keto raporte. Israeli la te drejte te mbrohet. E la te lire gazen per 18 vjete,çbene palestinezet(arabet)? Arabet mbi 82% e tyre nuk duan paqe por zhduljen e Israelit. E kane hak te zhduken nga Israeli.

      1. sa perqind e kosovareve duan zhdukjen e serbise
        clidhje kane deshirat ketu o idiot

        TOKA TE SHKOJE ATIJ QE I TAKON DHE PIKE

      2. Mjeshter, ne 1947, 42% ju dha palestinezeve. 56% zionisteve cifute. 2% ngeli ngjasme zone nderkombetare! Keto llogaritje u bene, duke ditur realitetin qe palestinezet ishin 2 fishi, ne mos me shume se cifutet! Nese kete e quan te ndrejte, kot sa flasim!

        Arabet kane problemet e tyre. Jane popuj te percare. Jane shtete te korruptuara. Akoma vritet e priten per fe, jo sunite, jo shiite! Vende si U.S, GB, France etj, keto lloj vendesh gjuajne, i bejne pilaf. Ajo shprehja, Demokracia Amerikane, eshte nje Bullshit i madh. Synimi dihet, plackit sa me shume, por jo si dikur, me shpate ne dore. Kjo eshte plackitje moderne, vjen me demokraci, me facebook, me instagram…!

        God Bless U.S! 😛

        1. Kur mendon sa femije ka vrare Izrael me vjen turp te jem shqiptar, dhe te kem kryeminister nje kriminel te babezitur pa limite! Zoti hakun te familja! Nuk e kane fajin as te krishteret, as myslimanet.. cifutet jane nje race e poshter qe kryqezuan Jezusin! Dhe gjasme eshte vend islamik Shqiperia?!

          1. S’eshte thjesht e drejta nderkombetare, ligji, marredheniet nderkombetare, apo tregtia, eshte dhe njerezilleku, se s’na ka mbetur gje tjeter, te pakten te tregonin njerezillek dhe te mos behen pale ne genocid. Shume keq!

  1. O Berat o palle kari o injorant funksional!
    Po Izraeli është ne toke te huaj pra e ka pushtuar se ska pasur shtet asnjëherë o kar me nyje ! Ne 1949 e krijuan artificialisht dhe e mbështet Amerika se i duhet si shtet që mbjell sherr dhe konflikte në Lindjen e Mesme që është e pasur me nafte!
    Pra Izraeli është masha e Amerikës që ka ngatërruar dhe mbajtur në konflikt vendet arabe.
    Por me injorantë si puna jote po shkon Shqipëria për lesh o debil!

  2. Kurti dhe Berisha janë gjithnjë së bashku. Madje kopje e njëri tjetrit; aq sa Kurti, si Berisha, ngriti celula terroriste kosovare në Shqipëri dhe i veshi me emrin e partisë së tij, VV. Albini shërbeu si syth i Saliut, përderisa ky ishte ‘i djegur’ dhe vëzhgohej nga Amerika që nga viti ’97 me 90 e ca celulat terroriste, degëza të Al Qaedas që instaloi në Shqipëri.Normal qe duhet te jesh me nje nga shtetet e fuqishme te globit,shteti qe ben zap cdo shtet ne bote,bravo kompanite e naftes ne shqiperi qe shesin izraelit nafte,dhe jo shteti o lapsexhiu i shkulLlakut te salihut

  3. Ndërkohë që ne jemi rreshtuar në krah të Ukrainës (si vend pro-perëndimor), naftën ne e marrim nga Rusët në mënyrë indirekte (Rusia ia shet Indisë, India ia çon Turqisë dhe pastaj na vjen ne).

    Në fund të fundit është biznes, apo jo?

    1. Po cfar pret nga nje shoqeri letyr si e jona…Pwrendimi zien nga protestat pro Palestines, mbi te gjitha per te drejtat e jeteve njerezore
      Tek neve hoxhallaret i shtrijne doren dhe buken e iftar, sorrosianeve si Lalit me kompani

  4. O Berat beribat…akoma nuk e kuptu o car qe 7 Tetorin e shkaktoi vet Musadi…ik lal futi nje byrek me qep e domate

  5. 11 Shtator 2001 NEW YORK
    Me nxitjen e fshehte te Izraelit u sulmuan ShBA-te……..etj…..
    Ne World Center (kullat binjake) punonin rreth 600 izraelite.Asnji nga ato nuk ishte ne pune te njejten dite.
    KANCERI I BOTES JANE CIFUTET!
    Izraeli shtet pushtues njelloj si Serbia,vetem ne ndryshim kohe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *