• |
ide | kryesore

Bllokohen 35 skafe të tjera pa leje në brigjet shqiptare

Arkiva, Lajme, Të fundit
skafi.jpg



Policia vijon me operacionin “Siguria Detare”, duke bllokuar 35 mjete lundruese këtë javë. 26 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë, 6 nga Durrësi në Shëngjin, 1 në Velipojë dhe 2 varka metalike me motor uji për lundrim në Koman.

Siç bën me dije policia, 9 prej mjeteve lundruese të bllokuara janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve.

Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili me masë administrative prej 100,000 lekësh të rinj.

Drejtuesit e 26 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative prej 10,000 lekësh për mungesë dokumentacioni.

Po gjatë kësaj jave, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare iu kanë dhënë ndihmë turistëve dhe vizitorëve në 9 raste në hapësirën detare nga Ksamili në Koman. Në shumicën e rasteve, turistëve ju rrezikohej seriozisht jeta për shkak të prishjes së mjeteve lundruese apo pamundësisë për t’u kthyer në breg për shkak të dallgëve.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *