• |
ide | kryesore

Ndërron jetë shkrimtari Zyhdi Shehu, pak ditë më parë vrau shokun e dhomës me bastun

Arkiva, Lajme, Të fundit
shehu



Ka ndërruar jetë në një spital në Tiranë, Zyhdi Shehu, që dyshohet se vrau një të moshuar në një azil privat pak ditë më parë. Mësohet se Shehu kishte 4 ditë i shtruar në spital.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, dyshohet se 78-vjeçari Zyhdi Shehu goditi për vdekje shokun e dhomës, Vurgil Vesho me bastun, pas një sherri mes tyre që dyshohet se ka nisur, pasi viktima ndodhej në krevatin e autorit.

Për këtë arsye, Shehu ka marrë bastunin dhe ka nisur të godasë shokun e dhomës disa herë. Dy të moshuarit vuanin nga skleroza dhe flinin në një dhomë. Pëer ngjarjen u arrestuan edhe dy infermiere të azilit që akuzohen se fshehën ngjarjen.  ©LAPSI.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *