• |
ide | kryesore

KAS rrëzon koalicionin “Bashkë Fitojmë” për përsëritjen e zgjedhjeve në Himarë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Himarë



Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ ka rrëzuar kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për përsëritjen e zgjedhjeve në bashkinë e Himarës, duke lënë në fuqi rezultatin fillestar, ku Vangjel Tavo i PS fitoi me 1500 vota përpara kandidatit të opozitës, Petro Gjikuria.

KAS u njoh me raportin lidhur me hapjen e kutive të materialeve zgjedhore. Sipas raportit të paraqitur, pas hapjes së 36 kutive të materialeve zgjedhore, që përkojnë me po kaq qendra votimi sa kishte Bashkia e Himarës, nuk janë evidentuar mospërputhje.

Lidhur me numrin e personave që janë paraqitur në qendrat e votimit dhe nuk janë lejuar të votojnë për shkak të skadencës së dokumenteve, ka rezultuar se janë vetëm 161 persona.

Përfaqësuesi i opozitës tha se janë rreth 26 % e votuesve me dokumente të skaduara që nuk u lejuan të votojnë, duke zhbërë kështu të drejtën e votës.

Sipas tij, janë të paktën 256 raste kur nga votues është rinovuar karta e identitetit në kohë rekord, 1 apo dy ditë para zgjedhjeve, aq sa nuk njiheshin nga sistemi PEI këto karta.

Ndërkohë përfaqësuesi i Partisë Socialiste tha se pavarësisht se nuk kishte asnjë bazë ligjore, KAS miratoi hapjen e kutive.

“Shumë mirë që u hapën kutitë, të paktën kështu mbyllet njëherë e mirë debati mbi Himarën. Nga hapja e kutive nuk kemi asnjë shkelje të evidentuar, qendër për qendër”, tha përfaqësuesi i PS-së.

Sipas tij, janë vetëm 161 votues që nuk kanë votuar për shkak të dokumenteve, ndërsa u rrëzua ajo shifra 6 mijë që u tha në fillim.


5 Comments

    1. Disa here duhen bere mire llogarite. Gjithe gjitha bashkia ka 6000 persona. Llogarite e Ilir Metes me Belerin e Berishen nuk dalin. Qe Tavo eshte dallkauk dhe i korruptuar, nuk e ve ne dyshim

  1. sic pritej dhe sic dihej

    asnje surprise

    institucione ne leter, superklloun rama realizoi shfajen e rradhes ne cirkun e quajtur shqiperi

  2. lufta e madhe e rames kunder grekut gjakprishur beleri perfundoi me grekun 100% tavo dhe me 1600 vota plus !!!

    zaloshnja me siguri do arsyetesoje faktin se mbi 1600 plus jane rezultat i protestes se banoreve te zones kunder grekut Beleri 😀 😀 😀

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *