• |
ide | kryesore

Ministrja e Jashtme sllovene: BE duhet të jetë gati për të pritur Shqipërinë në 2030

Arkiva, Lajme, Të fundit
2030



Ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon tha se vendi i saj është një avokate e fortë e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Në fjalën e saj në konferencën e përbashkët me Igli Hasanin, Fajon u shpreh se “shpresoj që BE të jetë po kaq gati për t’ju pritur maksimumi në vitin 2030”.

Po ashtu, ajo shprehur përkrahjen për planin e zhvillimit, për reformat dhe agjendën që është paraqitur kohët e fundit në Komisionin Evropian.

“Sllovenia kërkohen ta shikojë Shqipërinë në BE. Ne gjithmonë kemi shprehur vlerësimin e saj për të gjitha arritjet e deritanishme.

Mesazhi ime sot është që shpresoj që Shqipëria të ketë mundësinë që të hapë grupin e parë sa më parë të jetë e mundur dhe të shpresojmë që në shtator të kemi një përgjigje pozitive për parafinanciomin e të gjitha reformave që janë të nevojshme.

Sllovenia gjithmonë do të mbështesë integrimin Shqipërisë në BE. Është nevojë strategjik për të pasur vendin tuaj në rajon dhe Sllovenia do të mbështesë Shqipërinë dhe vendet e tjera. Shpresoj që BE të jetë po kaq gati për t’ju pritur maksimumi në vitin 2030.

Dëshiroj të shpreh përkrahjen për planin e zhvillimit, për reformat dhe agjendën që kanë paraqitur kohët e fundit në Komisionin Evropian”, tha ndër të tjera Tanja Fajon, e cila bëri me dije gjithashtu se vitin që vjen, Sllovenia do të ketë konsullate në Durrës.


7 Comments

  1. Deri ne 2030 pastroni paret e pista , sillni gjithe plenat e botes boeni nji hale tmodhe Shqipnin e gjore e pastaj kur mos te ngelet kom Shqiptari futeni nEurope
    Ooooo Zoti ju ardhte hakut juve qe po shkaterroni nje komb te tere !

  2. S’duam te hyjme fare apo doni te na përdorni per tualet .Këpusin qafen rregulloni vendet tuaja se ne ne Evrope na ka fut Zoti .Ne donim te hynim te na shpëtoni nga komunistet por ju qenkeni komuniste vete .
    U ngrihet ne kembe po vjen e djathta i trembni popujt me gogol kur ju po jua fusni popujve tuaj.

  3. KJO TREGON SE CA KARI VOTOJNE POPULLI SHQIPTAR PER KRYEMINISTER

    MOS THONI O NJEREZ JEMI TE PAFAJSHEM

    ME HEDHJEN E VOTES BEHENI BASHKEFAJTORE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *