• |
ide | kryesore

Plasin polemikat/ Franca mban në burg multimiliarderin Pavel Durov, CEO-n e Telegram

Arkiva, Lajme, Të fundit
Durov



Franca zgjati paraburgimin e Pavel Durov, themeluesit dhe CEO i aplikacionit të koduar të mesazheve Telegram.

Durov, me një pasuri gati 16 miliardë dollarë, u arrestua rreth orës 20:00 të shtunën teksa zbriti nga avioni i tij privat në aeroportin Bourget në Paris, sipas mediave franceze.

39-vjeçari franko-rus, i cili ishte shpallur në kërkim në Francë pa dijeninë e tij, sapo kishte ardhur nga Azerbajxhani.

Autoritetet gjyqësore franceze vendosën të dielën vonë të zgjasin paraburgimin e Durov, i cili është i kufizuar në 96 orë, raportoi e përjavshmja Le Point.

Në fund të paraburgimit të tij, Durov duhet të lirohet ose të sillet para gjykatësit për ngritjen e mundshme të aktakuzës.

Pas kryerjes së një hetimi paraprak, Policia Gjyqësore Kombëtare Franceze lëshoi ​​urdhërin e tij në kërkim.

Hetimi u përqendrua në mungesën e moderimit të Telegram, për të cilin policia besonte se mundësoi që aktiviteti kriminal të vazhdonte pa u penguar në aplikacionin e mesazheve.

Arrestimi i tij ka shkaktuar polemika globalisht. Figura të rëndësishme politike në mbarë globin dhe drejtues të tjerë biznesesh miliarda dollarëshe si Elon Musk kanë dënuar ashpër arrestimin e Durov. Sipas tyre, nëse ky standard akuzash aplikohet për Durov, çdo drejtues biznesi mund të arrestohet nëse produkti i kompanive të tyre do të përdorej për veprimtari të jashtëligjshme. ©Lapsi.al 


3 Comments

  1. vdes edi rama per keto burgime,

    ka plas gallata ne kine kore iran venezuele dhe ne 90% te vendeve te botes duke filluar me miqte e amerikes ne azi afrike lindje te mesme vende si arabia , brunei, pakistani mauritania dhe kenia , jo vetem miqte por kundershtaret po qeshin me francen, sa bythqira jane, po pse futet ne burg robi ? per keto gjera meriton plumbin 🙂

  2. Sa budallenj qe jane njerezit…
    Mungesa e reagimeve, sidomos nga ana e Francezeve te cilet duhet ti digjnin rruget e Parisit, tregon se e meritojme plotesisht diktaturen dhe nenshtrimin.
    S’keni pare gjë akoma…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *