• |
ide | kryesore

Pse Berisha dhe Meta anuluan tubimet e mbrëmjes së të hënës

Arkiva, Pikante
berisha



Për herë të parë, që prej 2 janarit të këtij viti, mbrëmjen e kësaj të hëne nuk u zhvillua tubimi i përnatshëm i mbështetësve që mblidhem poshtë banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha. Dhe shkak për këtë nuk u bë asgjë më shumë se moti i keq që përfshiu Tiranën dhe jo vetëm.

“Për shkak të kushteve të papërshtatshme atmosferike dhe pamundësisë për të realizuar lidhjen teknike, protesta e sotme në “Rrugën e Shpresës” do të anulohet” – u tha në një njoftim të zyrës së shtypit dhe komunikimit të Partisë Demokratike.

Por moti i keq nuk preku vetëm Berishën. Edhe aleati i tij në opozitë, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk mundi dot të zhvillojë një aktivitet për hapjen e kampingut veror të të rinjve të Partisë së Lirisë në ditën e parë në Jalë. Në këtë aktivitet ishte lajmëruar se do të kishte edhe një fjalë të Presidentit të kësaj force, Ilir Meta.

Por disa orë më pas erdhi një tjetër njoftim. “Për shkak të kushteve atmosferike, aktiviteti nuk do të transmetohet. Ju faleminderit!” – njoftoi zyra e shtypit e Partisë së Lirisë. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: PAMJE/ Vendi përfshihet nga një stuhi e fuqishme


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *