• |
ide | kryesore

Berisha: Ju them kush fshihet pas kontrabandës së mbetjeve toksike nga Durrësi

Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha



Kreu i PD-së, Sali Berisha bëri akzua të forta ndaj qeverisë për çështjen e mjetjeve të dyshuara toksike që kanë dalë nga porti i Durrësit. Ai thotë se përfaqësuesi i rrjetit të Bazelit që vepron në kuadër të OKB, në mbrojtje të Traktatit të Bazelit për lëndët helmuese, Jim Puckett konfirmoi për Zërin e Amerikës ato që ka thënë deri tani opozita.

“Së pari, ajo që është tronditëse, është se nisja nga Durrësi e një 100 kontejnerëve me lëndë helmuese nuk është rasti i parë, por është një rrugë e bërë kush e di sa herë. Së dyti, Kurumi mund të jetë baza e këtyre mbetjeve, por nuk është vetëm Kurumi. Rrjeti i Bazelit informon shqiptarët se trafiku ndërkombëtar, futja në Shqipëri e helmeve nga vende të tjera është një burim tjetër potencial, real i këtij krimi monstruoz shtetëror, i këtij trafiku shtetëror me në krye Edi Ramën.

Së treti, rrjeti i Bazelit zbulon se këto lëndë helmuese që vijnë nga vende tjera në Durrës, apo nga uzina Kurum dhe të tjera të Shqipërisë, këto shkarkohen në port në ambiente të hapura, dhe era mund të mbulojë Durrësin dhe jo vetëm Durrësin, po mund t’i shpërndajë ato drejt Durrësit, Tiranës dhe zona tjera, duke helmuar ajrin me lëndë toksike të një rrezikshmëri shumë të lartë për sëmundje nga më të këqijat” – tha Berisha për mbështetësit e tij.

Berisha thotë se një “qytetar digjital” e ka informuar se në muajin janar janë nisur jo 100, por 530 kontejnerë me lënë toksike dhe sipas të njëjtit burim, tregtia e lëndëve toksike, duke ndryshuar kodin e tyre nga doganat, nga lëndë helmuese në lëndë johelmuese, është një aktivitet intensiv i Edi Ramës dhe njerëzve të tij.

“Qytetari digjital informon se përveç kompanisë “Sokoli” është dhe kompania e Aleks Binjakut, e cila bën të njëjtin transport dhe se Sokoli dhe Binjaku janë thjesht si Zoto dhe Mërtiri. Janë prestanomet e Edi Ramës dhe ministrave të tij që merren me tregtinë e vdekjes, me trafiqet e vdekjes në Shqipëri dhe vende tjera” – tha Berisha. ©LAPSI.al


5 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *