• |
ide | kryesore

Lëreni Olta Xhaçkën, por merruni me gjykatësit sharlatanë

1, Arkiva, Ide
andi bushati



Ajo që po shitet si një krizë e stërgjatur institucionale mes një Gjykate Kushtetuese që e urdhëron parlamentin të votojë për t’i sjellë për shqyrtim çështjen e imunitetit të Olta Xhaçkës dhe shumicës parlamentare që pretendon se deputetët e zgjedhur nga sovrani nuk mund t’i urdhërojë askush se si të votojnë, është në fakt, një farsë për t’i hedhur hi syve publikut. Ajo do thjeshtë të ruajë faqen e fëlliqur në shërbimet ndaj qeverisë të trupës më të rëndësishme të dalë nga reforma në drejtësi.

Problemi nuk është fare në pikën për të cilën po diskutohet sot; pra, nëse ka ose jo të drejtë kushtetuesja të urdhërojë kuvendin që ti dërgojë për shqyrtim mandatin e ish ministres që pretendohet se ka përfituar titullin e investitores strategjike nga qeveria ku bënte pjesë.  

LEXO ME TEJ:

Mandati i Olta Xhaçkës/ Vendimi i Kushtetueses do të shqyrtohet më 12 shtator

Sepse, nga e drejta që po kërkon me këmbëngulje sot, përmes një vendimi të marrë në fillim të këtij korriku, pra atë për të shqyrtuar në themel çështjen e Xhaçkës, kushtetuesja hoqi dorë vetë me vullnetin e saj për ti shërbyer qeverisë Rama. Gjithçka u vendos në shkurt të 2023, kur Olta ishte ende ministre e jashtme. Atëherë nuk kishin kaluar as dy vite nga zgjedhjet e shkuara dhe ndërprerja e një mandati për mos respektimin e tij, kishte një farë peshe në lojën politike. Por atëherë Kushtetuesja, si ajka e drejtësisë së re, vendosi të luajë kartën e sorrollatjes. Ajo e shpërfilli trajtimin e kërkesës të 1 / 5 të deputetëve (28 mbështetës të Berishës) që i kërkuan të shprehej nëse Xhaçkës i takonte ose jo mandati. Ata, të ndihmuar edhe nga një kërkesë e grupimit opozitar Alibeaj- Basha, që asokohe ishte shumë më i madh në numra, vendosën të merren me formën jo me thelbin, pra nëse duhet detyruar ose jo kuvendi ta përcjellë kërkesën e opozitës për heqjen e një imuniteti. Ata e shpërfillën në mënyrë flagrante kërkesën e obligueshme të 1 / 5 të deputetëve dhe kjo nuk ishte një harresë e rastësishme. Atëhere Olta ulej ende në krah të kryeministrit në mbledhjet e kabinetit, atëhere ajo kishte përpara vetes edhe plot 29 muaj si deputete. Dhe ndihma më e mirë që i bënë asaj gjykatësist kushtetues ishte që të luanin shejtan budallain, për të shmangur shqyrtimin e dosjes së saj në thelb. Ata frikësoheshin pasi parardhësit e tyre “të drejtësisë së vjetër”, i patën lënë në dorë pataten e nxehtë të precedentit të heqjes së imuniteteve të Ilir Beqes dhe Koço Kokëdhimës, për çështje të ngjashme. Kështu, në vend që ta shpëtonin drejtpërdrejt, ata e “falën” duke i dhuruar kohë ish ministres. 

Deputetët e opozitës që shpëtuan mandatin e Olta Xhaçkës ne kushtetuese

Sot, kjo çështje e ka humbur rëndësinë dhe rrezik kushtetuesja nuk do ta shqyrojë do më kurrë atë. Por edhe nëse e bën, vendimi që do të marrë do të jetë qesharak, pasi kur ai të shpallet, Olta Xhaçka do jetë futur në listën e re të partisë për në parlementin e ardhshëm.     

Këtu mbaron dhe fabula e mandatit të Olta Xhaçkës bashkë me polemikën shterpë, nëse do të detyrohet kuvendi ta shpjerë dosjen e saj për shqyrtim. Por ama këtu fillon një çështje shumë më e mprehtë: ajo e asgjesimit së Gjykatës Kushtetuese, që nuk ka humbur asnjë rast për ti shërbyer Edi Ramës. Ky institucion i sapo dalë nga reforma, është ai që ka legjitimuar në këtë vend zgjedhje moniste me një parti të vetme dhe pa dekretimin e kreut të shtetit. Kjo është gjykata që ka refuzuar të shprehet nëse shembja me fadroma nga Veliaj e ndërtesës së Teatrit Kombëtar ishte apo jo e ligjshme. Në fakt ajo ka shpërfaqur trajtat tipike që përftojnë ata të cilëve u duhet të bëjnë arbitrin në regjime autokratike. Ata heqin dorë nga dhënia e vendimeve. Ashtu si na rastin e Xhaçkës, kur i’u shmang gjykimit të thelbit, kushtetuesja ka refuzuar ta bëjë këtë për çështje të tjera të nxehta. Ata nuk kanë pranuar të marrin në shqyrtim koncesionin e dhënies së Portit të Durrësit për Alabarin, ata kanë votuar kundër futjes në seancë plenare të papajtueshmërinë e zgjedhjes së Skënder Gjinushit, njësoj janë sjellë kur janë vënë para dilemës nëse ishte i ligjshëm apo jo izolimi i Sali Berishës, dhe të njëjtin standart kanë aplikuar kur i’u është kërkuar të shprehen për mosngritjen e komisionit hetimor për investimet strategjike. Pa përmendur këtu rastin Beleri, për mos lejimit e betimit të të cilit gjyqtarët kushtetues u renditën përkrah kamikazëve të partisë në drejtësinë e re. 

Pra, konkluzioni është se për çështjet e mëdha, ata ose kanë dhënë vendime në favor të qeverisë ose kur e kanë pasur të pamundur ta bëjnë këtë, kanë refuzuar të shprehen duke lejuar që sërish përfituesja të jetë ajo. Pikërisht për këtë është tani i rëndësishëm debati rreth imunitetit të ish-ministres strategjike, për të kuptuar se deri në ç‘pikë kanë përfunduar korifejtë e drejtësisë së re. Dhe ta mendosh se për të arritur deri këtu, u desh të asgjesohej plotësisht Gjykata “e vjetër”, që në tetë vite i kish kthyer pas Berishës kryeministër një dyzinë vendimesh si anti kushtetuese (mes tyre marëveshjen e famshme të detit) dhe që vazhdoi më të njëtin ritëm të sprapësonte shkelejt e pasardhësit të tij Rama. Boll dhe kaq mjafton për të kuptuar se ku kemi mbërritur. 

©Lapsi.al


6 Comments

  1. Vetem pjo , pjo , pjo … kjo eshte gjykata supreme(kushtetuese) qe do dhe duhet te ndaj te miren nga e keqja?
    Servila te pushtetit dhe jo te nenshtuarit e ligjit .
    Veria arbiter e ketyre servilave eshte fatkeqesi e kombit .
    Mosndeshkimi i tyre eshte marrezi per kete komb .

    Te gjitha perandorite e pathyeshme(ne dukje) kane rene jo se jane mundur por nga padrejtesia dhe korrupsioni .
    Nje vend pa drejtesi eshte me keq sesa vete anarshia .

  2. KADRI YMËR KELLIRA ME NJË DOSJE TE RE PER EDI RAMËN -ALEXANDER VUÇIÇ BABA I ZAHOS-EDVIN DROGA PËNGE I SERBISË thotë:

    KUR TE GJITHË ISHIN NË PUSHIME ME GRATE OSE DASHNORËT E TYRE KADRI YMËR QËLBAZË MERDE KËLLIRES EDI RAMA E KISHTE DETYRUAR TE JUA FUSTE KARIN NË BYTH
    -FRRYK LLULLA ÇYPIT
    MUT VELIUT
    KOL KYÇIT SALLAKS
    DENIS MINGES
    KAR BOLËS BOLINO
    SKENDER GERON MINXHOZIT
    BERAT BUNARIT BUZHALËS
    KRESHNIK SPAHIUT
    PRESH ZOGAJT
    ILIR YZEIRIT
    DRITAN HALE-s
    ARBER HITAJT
    ARBEN MUT MEÇOS
    IDAJET BYTHQIRIT
    ROMEO KAR-s
    MENTOR NAZARKOS
    FLOGERT MUÇOS
    DENIS MINGËS
    BLEDI MANES
    DENIS DYRNJAS
    MIL ZEKES -ZNAQKA
    OLSI RAMES
    TAO PALLËS
    EDISON ÇYPIT YPIT
    GREG KRISTAQ RAMES
    ALEXANDER VUÇIÇ
    VLADIMIR PUTINIT

  3. KADRI YMËR KELLIRA DHE MUHAMED MUT VELIU JANE 2 ZAGARËT E EDI RAMËS TË CILET I KANË DHËMBËT ME KRIMBUR DHE QELBUR NË KREJT BOTËN SHQIPTARE!
    PO TE JËTE RASTI TE GJENDËSH AFER YMERIT DHE MUT VELIUT ATA NXJERRIN NJË ËRE MUTI NGA GOJA A THUA KANE DIAHRREA NGA GOJA

  4. L I S T A shume e bukur .Urime. Ta di hallin qe ke se ke te futesh ne liste se aq shume shkerdhata

    jane bere sa te duhet nje flete pa fund dhe nje nate dimri per ti perfshire dhe prap nuk ia del dot,

    por sidoqofte mire e ke mprehur lapsin por pasi te besh listen hupe atde laps se te behet pis me

    emrat e tyre.

    1. Shpresojme që ky poeti i listës të ketë mgarkuar mirë bateritë😂
      Eshtë ndier mungesa e tij këto ditë…
      Duhen sharë ditë e natë ky llumi i listës…

  5. UNE KAM NJË LIST CILI ËSHTE SURRAT SHËMTUARI MË I SHËMTUAR NE PLANET PER KETA JANË ?

    1 -KADRI YMËR MERDE QËLBAZA KËLLIRA
    2- FRRYK LLULLA ÇYPI
    3- MUHAMED DHËMBEKRIMBURI MUT VELIU
    4 -KOL KYÇI SALLKS

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *