• |
ide | kryesore

E pazakontë në Greqi/ 44-vjeçarja ndizte zjarre për të flirtuar me zjarrfikësit

Arkiva, Lajme, Planet, Të fundit



Një rast i pazakontë zjarrvënieje ka ndodhur ditën e djeshme në Tripoli të Greqisë. Mësohet se një grua 44-vjeçare është arrestuar ditën e sotme si përgjegjëse për shkaktimin e dy zjarreve në një zonë rurale.

Bëhet me dije se 44-vjeçarja ndizte zjarre me qëllim që të takonte nga afër zjarrfikësit. Sipas mediave greke, autores i pëlqente të shihte zjarrfikës dhe përpiqej të flirtonte me ta.

Zjarret e shkaktuara me dashje nga ana e 44-vjeçares dogjën sipërfaqe toke, ku me anë të ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse u bë e mundur shuarja e plotë e tyre. Autorja u dënua me 3 vite burg me kusht, si dhe është ndëshkuar me një gjobë prej 1000 eurosh.


2 Comments

    1. Ore më duket se luftën e ndezi Putin or mik për të pushtuar jo vetëm Ukrainën por Europë e deri në Amerikë!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *