• |
ide | kryesore

Mandati i Olta Xhaçkës/ Vijon farsa parlament kushtetuese

Arkiva, Kryesore, Lajme
olta xhacka kushtetuese



Këshilli i Legjislacionit ka vendosur që në seancën e datës 12 shtator do të futet në rendin e ditës shqyrtimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës. Mbledhja u shoqërua me debate mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës.

Ishte kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ai i cili akuzoi kolegët socialistë se kanë shkelur kushtetutën duke mos zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese të cilat janë të detyrueshme dhe të painterpretueshme nga Kuvendi.

“Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është i detyrueshëm dhe më vjen mirë që klolegët e mësuan në muajt e fundit të kësaj legjislature”, tha Bardhi.

Në korrik këtij viti, Gjykata Kushtetuese urdhëroi Kuvendin që të dërgojë në Kushtetuese mocionin e deputetëve të opozitës për mandatin e Xhaçkës pasi në prill, socialistët patën ngritur kartonat kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila i kërkonte që të dërgonte për interpretim në këtë gjykatë mandatin e ish ministres Xhaçka, bashkëshorti i së cilës u shpall investitor strategjik nga qeveria. Kryetarja e gjykatës, Holta Zaçaj i kujtoi Kuvendit se vendimet e saj kanë efektet e forcës së ligjit dhe se asnjë institucion tjetër nuk mund t’i vërë në diskutim. Por më parë e njëjta Gjykatë kishte bërë ping pong me këtë dosje duke favorizuar ish ministren dhe deputeten socialiste.

Sepse, në shkurt 2023, kur e pati në dorë të shprehej nëse Xhaçka duhej ta humbiste mandatin, apo i takonte ta mbante atë, gjyqtarët u fshehën si skuthë duke mos marrë vendim.

Lexo me tej:

Mandati i Olta Xhaçkës, zbulohet si votuan anëtarët e Gjykatës Kushtetuese 

Edhe atëhere shumica socialiste në parlament refuzoi ta dërgonte në Kushteuese shqyrtimin e mandatit të Xhaçkës. Kjo gjë e ndau opozitën dikur të përçarë në dy kampe. Grupimi më i madh, ai i Sali Berishës që arriti të mbledhë 28 nënshkrime deputetësh (1/5 e Parlamentit), kërkoi dy gjëra: shpalljen anti-kushtetues të refuzimit të Parlamentit dhe mbi të gjitha shqyrtimin thelbësor të çështjes, nëse Olta Xhaçka mund ta mbante edhe më tej mandatin e deputetit.

Nga ana tjetër, 14 deputetë të grupit Alibeaj-Basha, iu shmangën thelbit të çështjes, duke i kërkuar Gjykatës Kushtetuese që ta detyronte parlamentin për të dërguar pranë saj qëndrimin e minorancës për mandatin e Xhaçkës.

Natyrisht, askush nuk kishte dyshime se kjo Gjykatë Kushtetuese, e pjellë nga një reformë pocaqi dhe e politizuar deri në skaj, do kishte këllqe të digjte një deputete të shumicës, aq më tepër që, në atë kohë, ajo qe dhe ministre e kabinetit Rama. Prandaj për ti bishtnuar thelbit të çështjes, Kushtetuesja përdori si pretekst qasjen që zgjodhën 14 deputetët e grupit Alibeaj-Basha. Ajo  bëri sikur i dha atyre të drejtë, i’a ktheu çështjen parlamentit për ta detyruar atë që ti përcjellë mendimin e pakicës, gjykatës.

Por duke bërë këtë ajo refuzoi të shqyrtojë kërkesën e grupimit Berishist që përbënte thelbin e çështjes: A mund ta mbajë mandatin e deputetit një ministre në konflikt interesi, që ka përfituar avantazhe biznesi dhe benefice publike nga vendimet e qeverisë ku bën pjesë.

Ky vendim i votuar në shumkcë nga Vitore Tusha, Ilir Toska, Gent Ibrahimi, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji e Marjana Semimi, polli gjithë peripecitë e tanishme që çështja nuk mer rrugë edhe pas më shumë se dy vitesh dhe kushtetuesja nuk merr dot vendim për Xhaçkën, pasi më parë votoi për të tkurrur kopetencat e saj. Që athere juristë me emër denoncuan faktin se vendimi kishte si qëllim sorrollatjen dhe koha e provoi këtë. Ishte kushtetuesja që i ngriti topin ramistëve për të votuar kundër vendimeve të saj. Dhe tani, me vendimin e fundit, ajo do të arrnojë precedentin që ka vendosur vetë, duke hedhur poshtë votimin e deputetëve socialistë ‘Për mosdërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese’ të Kuvendit të Shqipërisë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë’.

Kryetarja e kësaj gjykate, Olta Zaçaj, duke lexuar këtë vendim tha se “në kuadër të kësaj vendimmarrjeje, Gjykata thekson se Kuvendi mbart detyrimin për ekzekutimin pa vonesë të këtij vendimi”.

Por sado i rëndë të duket diskutimi i marrjes së një vendimimi parlamentar në sfidë ndaj Gjykatës Kushtetuese, thelbi është tjetër kund. Sepse janë gjyqtarët kushtetues ata që u bënë dy vite e ca më parë mburojë të ish ministres dhe tani s’po bëjnë gjë tjetër veçse po mundohen të mbulojnë skandalin që pollën vetë. Fakti i pamohueshëm është se prej tre vjetësh, me anë të procedurave u shmang një vendim pro ose kundër Olta Xhaçkës.

©Lapsi.al

 


4 Comments

  1. Kjo duhet te jete mjeshtre ne gojore , Olsi nuk i harron kollaj momentet me kete bunderr . Dhe pranda eshte nje nga favoret qe i kerkon te vellait . Bravo Olta un te jem ne vendin tend jo vetem qe nuk dorezohem po uzurpoj gjith himaren e vunoin biles.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *