• |
ide | kryesore

Mandati i Xhaçkës/ Debat mes Felajt dhe Çupit: Kjo godine ka vite që është rrumpallë

Lajme, Të fundit



Mbledhja e Këshillit të Legjislacionit është shoqëruar me debate mes socialistëve dhe demokratëve. Në diskutimin për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Deputetja Ermonela Felaj ka deklaruar se Këshilli i Legjislacionit është organ për dhënie mendimi. Ndërsa nga ana tjetër deputetja Dhurata Çupi ka theksuar se ka vite që godina e Kuvendit është në gjendje rrumpalle dhe në kaos legjislativ ku askush nuk e respekton.

Pjesë nga diskutimi:

Felaj: Mendon se mund të jemi më të kursyer në kohë dhe në retorikë. Këshilli për legjislacionit është këshillimor, për të dhënë mendim për vendimin e GJK. Për çështjen në fjalë jemi marrë shumë gjatë. Meqë jemi organ i dhënies së mendimit, të japim mendimin e përbashkët dhe kryetarja e Kuvendit, mocionin me debat ta përfshijë në seancë plenare. Këtë mendim duhet t’i japim kryetares së Kuvendit. Nuk do isha të futeshim në raporte, të mblidhemi dhe njëherë për të miratuar raporte etj etj. Mund ti referohemi nenit 14.

Çupi: Faleminderit zonja Felaj. Në fakt ka vite që kjo godinë dhe godina përballë gjendjen në një rrumpallë dhe kaos legjislativ ku askush nuk respekton atë. Nuk keni pikën e respektit për çfarë thotë Kushtetuta dhe rregullorja. Ka një urdhër të kryetares së Kuvendit që kërkon mbledhjen e Këshillit Legjislativ të Kuvendit për shqyrtimin e vendimit nr 55. Ka një rregullore që ka pikë 1 dhe 4 , por ka dhe pikën 8 për një raport. Nuk mund t’i dalim në dritare dhe të njoftojmë Spiropalin, por duhet një raport me shkrim. Fakti që jemi dakord për një raport, mund t’ia paraqesim kryetares.


4 Comments

  1. Vendimi i gjykates nuk esht i diskutushem ne code vend demokratik te botes por i zbatushem ne te kunderten grusht shteti

  2. Kjo karroca e Dylit(Cupi),do ishte mire t’i referohej parlamentit te kohes se saj ku kryetarja e parlamentit leshonte kushtrimin per te kapur prej zhelesh opoziten ndersa kryeministri kercenonte se ta bente fytyren zi si kepuca!
    Keta jane te pamoralshem, mashtrues,genjeshtare dhe hajdute te dinjitetit minimal njerezor!

  3. O vëzghgues i fekaleve,o grua dhe moter qire nuk e shikon ku u katandis ky vend o rracë qire krahason ate para 12 vjetve me kete baderdine dhe varferine ekstreme qe e ka kapur kete vend dhe kete popull o hajdutet mavij graqire.

  4. O vëzhgues që vëzhgon ato debate para 13 vitesh e që nuk vëzhgon batërdirat e këtij sekti me emrin rilindja!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *