• |
ide | kryesore

“Nga Prishtina në Sarajevë e Podgoricë”, Vulin flet për personat që do të shpallen “non grata” në Serbi

Arkiva, Lajme, Të fundit



Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, tha se kur ka qenë ministër i Brendshëm dhe drejtor i Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA), ka bërë listat e personave që nuk janë të mirëpritur në Serbi.

“Listat i kam bërë unë si ministër i Policisë dhe drejtor i BIA-s, bazuar në ligj dhe ndërgjegje. Më vjen keq që nuk u jam përkushtuar më shumë, sepse po shoh se sa njerëz të poshtër janë harruar.

Aleksandar Vuçiç nuk është pyetur dhe nuk është dashur të pyetet për këtë”, tha Vulin përmes një deklarate të publikuar në ueb-faqen e partisë së tij, Lëvizja Socialiste.

Komentet e tij vijnë në vazhdën e polemikave në opinionin e Serbisë, pasi këngëtarja kroate, Severina Vuçkoviq, u ndalua për disa orë në kufi me Serbinë, për shkak se ishte në “listën e kontrollit”.

Vulin tha se në listë janë persona që kanë kënduar ose folur për Serbinë në një kontekst të keq.

“Në listat që u kam dorëzuar organeve kompetente, ka pasur shtetas të huaj, që kanë ardhur në Serbi për të marrë pjesë në protesta të dhunshme, por edhe narko-bosë – nga Sarajeva deri në Prishtinë e Shkup”, tha Vulin.

Ai shtoi se në lista për “ndalim të detyrueshëm dhe kontroll të shtuar”, ka përfshirë edhe deputetë nga Kuvendi i Malit të Zi, të cilët kanë votuar për Serbinë si gjenocidiale.

Këngëtarja Severina Vuçkoviq u lirua pas disa orësh në kufi, më 25 gusht, por pastaj nuk hyri në Serbi.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *