• |
ide | kryesore

Pas arrestimit të pronarit të Telegram/ Zuckerberg: Qeveria amerikane më ka bërë presion

Arkiva, Lajme, Të fundit
facebook, Zuckerberg



Pas arrestimit të pronarit të Telegram Pavel Durov, konkurenti i tij, CEO i Meta Platforms Mark Zuckerberg ka thënë se zyrtarë të lartë në administratën e Joe Bidenit i kishin bërë presion kompanisë së tij të mediave sociale që të censuronte përmbajtjen e COVID-19 gjatë pandemisë.

Në një letër të datës 26 gusht, Zuckerberg i tha komitetit gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA se i vinte keq që nuk foli më herët për këtë presion, si dhe për disa vendime që pronari i Facebook, Instagram dhe WhatsApp kishte marrë rreth heqjes së përmbajtjeve të caktuara, shkruajnë mediat e huaja.

“Në vitin 2021, zyrtarë të lartë të administratës së Bidenit, përfshirë Shtëpinë e Bardhë, u bënë presion të përsëritur ekipeve tona për muaj të tërë për të censuruar disa përmbajtje të COVID-19, duke përfshirë humorin dhe satirën, dhe shprehnin shumë zhgënjim me ekipet tona kur nuk binim dakord”, shkruan Zuckerberg në letrën, e cila është postuar nga Komisioni për Gjyqësor në faqen e tij në Facebook.

“Unë besoj se presioni i qeverisë ishte i gabuar dhe më vjen keq që nuk ishim më të hapur për këtë”, shkroi ai.

“Unë gjithashtu mendoj se kemi bërë disa zgjedhje që, me përfitimin e informacionit të ri, nuk do t’i bënim sot” – tha Zuckerberg, ndërsa pranoi se Facebook, Instagram dhe Whatsapp kanë censuruar informacione lidhur me Covid-19 dhe historinë e laptopit të djalit të Joe Biden.

Letra i drejtohej Jim Jordan, kryetarit të komitetit dhe një republikan.

Në postimin e tij në Facebook, komiteti e quajti letrën një “fitore të madhe për fjalën e lirë” dhe tha se Zuckerberg kishte pranuar se “Facebook censuroi amerikanët”. 

Lexo më tej: Arrestimi i shefit të Telegram i hedh benzinë zjarrit: A duhet censuruar interneti? 


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *