• |
ide | kryesore

Vrasja e Ardian Nikulaj/ Londra dritë jeshile ekstradimit të tre britanikëve dhe Edmond Haxhisë

Lajme, Të fundit



Drejtësia shqiptare ka shënuar fitoren e parë në përpjekjet për të ekstraduar nga Britania e Madhe të përfshirët si organizator dhe vëzhgues në vrasje e Ardian Nikulajt në 19 Prill 2023 në Shëngjin. Nga gjykata City of Westminster Magistrate Court gjyqtari Daniel Sternberg, e gjeti të bazuar në aktin britanik të ekstradimit, kërkesën e shtetit shqiptarë.

Ai ka vendor në favor të eksatradimit në Shqipëri të Edmond Haxhinë, Thomas Mithan, Harry Simpson the Harriet Bridgeman. Jo për Steven Hant për momentin pasi është diagnostikuar me kancer. Haxhia akuzohet nga prokuroria Lezhë se ishte truri organizmit dhe krijimit të kushteve për vrasjen e Ardian Nikulajt.

Në aktakuzë prokuroria e Lezhës thotë se katër britanikët e tjerë udhëtuan nga Anglia në Shëngjin për ta mbajtur viktimën nën survejim e më pas i çonin informacion Ruben Saraivës i cili e goditi për vdekje me 6 plumba Nikulajn. Gjyqtari Stenberg në seancën që ka zgjatur pak minuta tha se ai ka vendosur ta dërgojë këtë çështje për firmën e sekretares së punëve të brendshme Yvette Cooper.

Arritja e këtij suksesi në marrjen e dritës jeshile të ekstradimit të tyre vjen pas një letër garancie lëshuar nga kryeprokurori i Lezhës Erion Shehaj e më pas mori firmën e ministrit të drejtësisë Ulsi Manja. Në letër garanci thuhet se Edmond Haxhia nuk do të akuzohet për vrasje për shkak të gjakmarrjes vepër penale e cila dënohet me 30 vite burg deri burg përjetë.

Megjithatë ky nuk është fundi i një procesi 15 mujor nisur në Maj 2023. Me të gjitha gjasat pala mbrojtëse e Edmond Haxhisë dhe katër britanikëve do ta apelojnë vendimin e sotëm në Gjykatën e Lartë Royal Court of Justice. /Top Channel


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *