• |
ide | kryesore

Aksidentohet taksia në Korçë, plagòsen dy gra

Arkiva, Lajme, Të fundit
Këlcyrë, Tujanit, Lezhë, aksident, Paskuqan, aksident, polici



Një aksident me 2 të plagosur është regjistruar në aksin rrugor Korçë-Maliq. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Çiflig, ku nga përplasja e mjeteve kanë mbetur të plagosura dy gra, të cilat po trajtohen me ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Korçës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas ekspertëve të qarkullimit rrugor një mjet tip “Mercedes Benz”, i shërbimit taksi ka qenë duke lëvizur nga Korça në drejtim të Maliqit kur papritmas një mjet tjetër i cili ishte i parkuar në anë të rrugës ka kryer manovër të gabuar duke kaluar në karrexhatën tjetër të aksit nacional.

Kjo manovër e rrezikshme ka sjellë edhe përplasjen e të dy mjeteve, raporton A2.

Vetëm një ditë më parë në këtë aks ka mbetur e plagosur rëndë një 53-vjeçare pasi u godit nga një mjet i shërbimit publik.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *