• |
ide | kryesore

Arrestohet në Gjermani ushtari i Shullazit që goditi burrin e gjyqtares Saida Dollani

Arkiva, Lajme, Të fundit
gjermani



Është arrestuar në Gjermani, Fabio Ballabani alias Fabio Zyberaj, 37 vjeç nga Vlora. Ai akuzohet se në vitin 2019 dyshohet se ka goditur dhe kërcënuar bashkëshortin e gjyqtares së Krimeve të Rënda, Saida Dollani. Kjo e fundit ishte duke gjykuar dosjen ndaj Emiliano Shullazit dhe grupit të tij kur bashkëshorti i saj, Kristaq Prifti u kërcënua përpara një lokali në lagjen ku banonte.

“Me date 23.04.2019, rreth ores 19:10, Kristaq Prifti ka shkuar tek lokali i lagjes ne afersi te pallatit ku banon, ne pronesi te shtetasit Nazif Shehu. Kristaqi ka qene aty se bashku me shokun e tij, shtetasin Behar Qose. Ne nje moment Kristaqi ka dale tek dera e jashtme e lokalit per te pire cigare. Aty ka kaluar edhe bashkeshortja e tij me nje shoqen e saj dhe vajzen.

Pasi ka pershendetur bashkeshorten, pas 2-3 minutash, Kristaqit i ka ardhur ne te djathte te tij, nje djale i ri, rreth 20-22 vje9, i cili ishte veshur me bluze ngjyre si ne te zeze, pantallona te erreta dhe atlete ngjyre te bardhe. Ky person ka ardhur direkt me nje pistolete ne dore, i ka vene Kristaqin kemben e majte pas kembes se tij djathte, e ka rrezuar ne toke duke i drejtuar pistoleten ne goje, si dhe duke iu drejtuar me fjalet “Ti me ate shkerdhaten tende, mos harro se ke dv diemte ne France”.

Ne kete moment ka nderhyre Behari duke e kapur nga pas personin ne fjale, i cili menjehere eshte larguar nga pjesa e djathte e rrugës me nje automjet me ngjyre te fer nje person me mjekër” – thuhet në dosjen e SPAK.

Fabio Ballabani ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. GJKKO ka vendosur për të masën e “arrestit në burg” për veprat penale “Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore,” e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i Strukturuar Kriminal,” dhe “Kryerja e veprave penale nga Grupi i strukturuar kriminal dhe Organizata kriminale.” ©LAPSI.al


1 Comment

  1. Në 2013 qeveria e Sali Berishës mori vendim për shitjen e katër hidrocentraleve kompanisë Kurum International edhe pse kjo ishte kundërshtuar fuqimisht nga ekspertët në atë kohë.

    Sapo Kurum nisi aktivitetin me tregtimin e energjisë, si administrator shtohet Hastopalli, që sot është krahu i djathtë i Gazment Bardhit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *