• |
ide | kryesore

Berisha: Rama shkatërroi turizmin për të vjedhur

Arkiva, Lajme, Të fundit
dumani berisha



Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se në Shqipëri pasuritë kombëtare shndërrohen nga bekim në mallkim. Berisha tha se mënyra e pamëshirë që vidhen shqiptarët sot është shndërruar në mekanizmin kryesor të shkatërrimit të jetës së tyre.

Ai shtoi se turizmi në Shqipëri nga një motor i zhvillimit të vendit është shndërruar në ndëshkim për çdo qytetar shqiptar i cili paguan në vit për turizmin nga taksat e tij 215 euro dhe merr me taksat e tij nga një turist gjithsej për frymë si banor 4 euro, jo për një, por nga të gjithë turistët.

“Ajo që ndodh, mënyra e pamëshirë që vidhen shqiptarët sot është shndërruar në mekanizmin kryesor të shkatërrimit të jetës së tyre. Në Shqipëri pasuritë kombëtare shndërrohen nga bekim në mallkim. Pasuri kombëtare më e madhe, potenciali më i jashtëzakonshëm i Shqipërisë është potenciali turistik, është oferta e brigjeve të detrave dhe liqeneve të saj, oferta e Alpeve dhe maleve të saj.

Turizmi në Shqipëri nga një bekim, nga një motor i zhvillimit të vendit është shndërruar në ndëshkim për çdo qytetar shqiptar i cili paguan në vit për turizmin nga taksat e tij 215 euro dhe merr me taksat e tij nga një turist gjithsej për frymë si banor 4 euro, jo për një, por nga të gjithë turistët.

4 euro për banor, shpenzimi është 215 euro, sepse miqtë e mi të gjithë çfarë vjen e s’vjen e vjedhin qeveritarët dhe oligarkët e tyre, narkotrafikantë dhe resortet e tyre. Ndaj edhe Shqipëria është i vetmi vend në planet që bërtet se mora 10 milionë turistë, por që fjetën gjithsej gjysmë nate për turistë në Shqipëri. Këto janë shkaqet” – tha Berisha. ©LAPSI.al


3 Comments

  1. Pirdh o Berishe pirdh! Te ka dale boja o pleh i ppshurres. Ben sikur je kunder hajduve por je me ta, i solle ti ne pushtet se i kishe dhene fjalen partise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *