• |
ide | kryesore

Demi Moore flet për sfidat e moshës

Paparazzi



Demi Moore  u shfaq në kopertinën e numrit të shtatorit të revistës “Interview” për të promovuar filmin e saj “The Substance”.

Në një intervistë, Demi komentoi vëmendjen e madhe që trupi i saj në bikini tërhoqi kur ishte 40 vjeçe dhe luajti në filmin “Charlie’s Angels”.
“Kam punuar në filmin ‘Charlie’s Angels’ dhe shumë u fol për skenën e famshme në bikini. Gjithçka ishte shumë e theksuar dhe shumë u diskutua për pamjen time. Nuk kam pasur ndjenjën se nuk i përkas. Ishte më shumë si – nuk kam 20 ose 30 vjet, por akoma nuk isha ajo që ata e konsideronin ‘nënë‘”, shpjegoi ajo.
“Hollywoodi është i ashpër ndaj grave në atë moshë sepse nuk ka më skenare apo role që u përshtaten. Ose je nënë, ose je mjaft e moshuar që të mos të të konsiderojnë tërheqëse”, tha Demi.

Në filmin e saj të ri, ajo interpreton një yll hollivudian, Elisabeth Sparkle, e cila merr një ilaç eksperimental për të krijuar një version më të ri të vetes.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *