• |
ide | kryesore

Gjermani/ Kishte dyshime se e tradhtonte gruaja, shqiptari qëllon 48-vjeçarin

Lajme, Të fundit



Një shqiptar ka qëlluar 4 herë me pistoletë në drejtim të të dashurit të gruas së tij. Gjykata rajonale e Hildesheim dënoi dje bashkëshortin me 11 vjet burg për vrasje në tentativë dhe lëndim të rëndë trupor.

Shqiptari Laver, 67- vjeç kishte dyshuar për gruan e tij 53 vjeçare se e tradhtonte. Ai e monitoroi në mënyrë të dyshimtë infermieren dhe e shoqëroi nga puna në shtëpi me makinën e tij.

Sipas prokurorisë, shqiptarja besohet se kishte lidhje me bashkatdhetarin Sefat, 48 vjeç, i cili e njihte infermieren e reanimacionit prej 20 vitesh dhe punonte me të. Megjithëse nuk gjeti prova për të mbështetur dyshimet e tij, Laver, mori një pistoletë Tokarev, të kalibrit 7.62 mm dhe e qëlloi 48- vjeçarin.

Sipas gjykatës, më 29 janar 2024, Laver vëzhgoi 48- vjeçarin dhe priti derisa të kthehej në shtëpi në errësirë. Kur Sefat doli nga makina e tij, Laver nxori armën. “Laver, mos e bëj këtë!”, i tha 48- vjeçari.

Por, 67-vjeçari, qëlloi në drejtim të tij, ku njëri plumb e ka prekur në parakrahë, plumbi i dytë e ka goditur në shpinë, i treti në trup, ndërsa i 4-ti i ka lënduar syrin e majtë.

Pak kohë pas sulmit, autori i arratisur u kap nga oficerët e policisë dhe u dërgua në paraburgim. Ai pretendoi se ai dhe djemtë e tij ishin kërcënuar disa herë më parë nga Sefat. Sefat siguroi se ai nuk kishte pasur një lidhje me gruan e tij, ndërsa që nga sulmi me pistoletë ai ka qenë në pushim mjekësor dhe vuan nga ankthi./Bild


5 Comments

  1. O SEFATO DHE JU SEFATET E TJERE

    PO TE TRADHETOI GRUAJA TREGON QE NUK NDJEN ME PER TY
    EDHE SIKUR TERE MESHKUJT E BOTES TE VRASESH AJO PRAPE NUK TE DON

  2. Eshte qesharake qe tentativa per vrasje me 4 plumba te denohet me vetem 11 vite, aq me teper qe eshte totalisht e pa justifikuar ne asnje lloj menyre. Me sjellje te mire ky tipi per 7-8 vite del jashte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *