• |
ide | kryesore

Mandati i Xhaçkës/ Balluku: Do dalim me një produkt, nuk ka lidhje me emra por me procedurë

Lajme, Të fundit



Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka deklaruar se mandati ideputetes Olta Xhaçka është një çështje proceduriale mes Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese. Pas mbledhjes së qeverisë, Balluku ka theksuar se seanca ku deputetët do të njihen me vendimin e Kushtetueses do të jetë më datë 12 shtator.

“Nuk do ndodhë ajo që thoni. Është kërkuar nga PD një seancë e jashtëzakonshme. Kryetarja e Kuvendit ka thirrur komisionin e legjislacionit, në 12 shtator është lënë një seancë ku do njihen deputetët me vendimin e Kushtetueses. Asnjë raport nuk është prekur. Ajo që dua të theksoj, është një çështje proceduriale mes Kuvendit dhe kushtetueses. Nuk bëhet fjalë për emra të përtshëm por për procedurë parlamentare. Do dalim me një produkt që nuk ka lidhje me emrin, por me procedurën,” u shpreh Balluku.


3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *