• |
ide | kryesore

Mbetjet toksike/ Bardhi: Shqipëria në rrezik sa kohë që të jetë qeverisja kriminale e Ramës

Lajme, Të fundit



Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, foli lidhur me aferën e trafikut ndërkombëtar të mbetjeve të rrezikshme toksike dhe tha se kjo nuk mund të realizohet kurrë pa mbështetjen, mosveprimin apo symbylljen e autoriteteve shtetërore. Më tej Bardhi thotë se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të përdorë të gjitha mekanizmat e kontrollit parlamentar për zbardhjen e plotë të kësaj çështje.

Bardhi siguron qytetarët shqiptarë se nuk do të lejojë në asnjë rast, që për shkak të një qeverisje kriminale dhe të papërgjegjshme të Edi Ramës, Shqipëria të jetë në një rrezik për shkak të sasive të konsiderueshme të mbetjeve të rrezikshme brenda territorit.

Postimi i Plotë:

Porti i Durrësit sipas “tortës Belinda” nuk ka asnjë përgjegjësi se çfarë hyn dhe çfarë del prej tij. Sipas Qeverisë kushdo me një vetëdeklarim, fut dhe nxjerr nga Porti i Durrësit çfarë të dëshirojë. Me pak fjalë, me vetëdeklarim kokaina mund të shënohet si miell; helmi mund të shënohet si bimë kurative; makina mund të shënohet si biçikletë; paratë e pista mund të shënohen si letra higjenike.

Në fakt prej kohës Porti i Durrësit është shëndërruar në një han pa porta, që nuk kontrollohet nga autoritetet shtetërore por nga krimi i organizuar. “Torta Belinda” e di më mirë se kushdo tjetër këtë, prandaj dhe nervozizmi, sulmi ndaj medias e opozitës dhe “faji i mbetur jetim” është e vetmja rrugë që i ka mbetur.

Afera e trafikut ndërkombëtar të mbetjeve të rrezikshme toksike nuk mund të realizohet kurrë pa mbështetjen, mosveprimin apo symbylljen e autoriteteve shtetërore. Edhe përgjegjësia, mosveprimi apo shkelja e ligjit nga entet private nënkupton mosveprim dhe mungesë mbikëqyrje nga autoritetet shtetërore që kanë lejuar abuzimin e privatit.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të përdor të gjitha mekanizmat e kontrollit parlamentar për zbardhjen e plotë të kësaj çështje, duke siguruar qytetarët shqiptarë se nuk do të lejojë në asnjë rast, që për shkak të një qeverisje kriminale dhe të papërgjegjshme të Edi Ramës, Shqipëria të jetë në një rrezik permanent për shkak të sasive të konsiderueshme të mbetjeve të rrezikshme brenda territorit shqiptar.


3 Comments

  1. Ku janë patronazhistët e partisë?
    Përse nuk dalin të mbrojnë Ramën??
    Uroj ta kenë kuptuar që helmi është njëlloj për të gjithë; si për ata që nuk e duan Ramën ashtu edhe për ata që vdesin (vdekshin) për të!

  2. Pse po erdhe ti dhe kurva berisha do kete ndryshime ? Ju bashke me kurvat mavi e doni shqiperine te lengoje jet e mot o prostitute .Edhe kur eshte per te bere nje gje te mire ju prap e shkaterroni ate sepse doni te sundoni e te vidhni pa fund . E gjithe kasta 33 vjeçare duhet te largohet sa me pare .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *