• |
ide | kryesore

Ministri i Financave: Rriten të ardhurat, këto institucione do të marrin më shumë para

Arkiva, Lajme, Të fundit
Financave



Ministri i Financave Petrit Malaj deklaroi se qeveria ka vendosur të rishikojë buxhetin, duke shtuar të ardhurat për disa ministri dhe institucione.

“Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë miratuar disa ndryshime sa i përket buxhetit 2024. Si rezultat i performancës pozitive të ekonomisë shqiptare kemi rishikuar buxhetin e vitit 2024 duke rritur të ardhurat e parashikuar për këtë vit në vlerën 27 miliard lekë.

Këtu të ardhura shtesë do të shpërndahen në ato sektorë që kanë ndikim të lartë në jetën sociale dhe në sektorët që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit

Kemi rritur financimet për ministrin e Bujqësisë me 500 mln lekë për të mbështetur skema e granteve të fermerëve. Kemi rritur financimin shtesë në masën 250 mln lekë për ministrinë e Shëndetësisë për të financiar projektet të shërbimit të kujdesit parësor dhe dytësor.

Kemi rritur financimin për ministrinë  e Brendshme në vlerën 1.3 mld lekë, për kompensimin ushqimor të policisë, krahas orëve shtesë të punës si dhe kemi rritur fondet për ministrin e Arsimit dhe Sportit në vlerën 300 mln leke për shpërblimin e sportistëve që kanë arritur rezultate të mira

Kemi rritur financimet edhe për UK në 2 mld lekë ku është bërë një punë e madhe dhe ka nevojë që të investohet.

Do vijohet të financohet në infrastrukturën kombëtare, lokale dhe rurale dhe në atë infrastrukturë që do luajë rol kyç në zhvillimin ekonomik të vendit”, tha ministri i Financave Petrit Malaj.


5 Comments

  1. Po pse mos ulni taksat mbi punen? Keshtu te pakten u lini ca para ne xhep njerezve qe punojne, ne vend qe tua merrni atyre dhe tua jepni oligarkeve. Pjesen tjeter cojani mjekesise por per te blere ilace, jo per ti vjedhur permes tenderave e koncesioneve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *