• |
ide | kryesore

Ministria e Mbrojtjes publikon të dhënat e 24 orëve të fundit: Mbeten ende aktive 7 vatra

Lajme, Të fundit



Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur situatën e zjarreve në vend, për 24 orët e fundit. Sipas njoftimit mësohet se nga 23 vatra zjarri të raportuara 16 prej tyre janë shuar dhe 7 mbeten ende aktive.

Zjarri është mundur të neutralizohet në disa fshatra në bashkitë: Durrës, Kavajë Lushnje, Fier, Berat, Vlorë, Himarë Delvinë, Selenicë, Has dhe Malësi e Madhe. Bëhet me dije se vijon puna për shuarjen e flakëve në qarkun e Kukësit në fshatin Surroj, qarkun e Shkodrës në fshatin Mnelë e Vogël, qarkun e Lezhës në fshatin Lajthizë si dhe në qarkun e Dibrës në fshatin Pejkë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *