• |
ide | kryesore

Skandali me mbetjet toksike/ Balluku “lan duart”, ia hedh fajin mediave

Arkiva, Lajme, Të fundit
Balluku



Në fund të mbledhjes së qeverisë, zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, foli mes të tjerash edhe në lidhje me transportin e mbetjeve të rrezikshme, nga Shqipëria në drejtim të vendeve të tjera pritëse.

Ajo hoqi përgjegjësinë nga vetja dhe institucioni që drejton, duke u shprehur se transporti i këtyre mbetjeve në vendin tonë ndodh që nga vitin 1998.

Balluku ka “fajësuar” mediat, se një gjë e tillë mori të tilla përmasa vetëm si pasojë e vëmendjes që iu kushtua në media.

“Çështje delikate që e konsideroj shumë të komplikuar nga ana juridike dhe procedurale. Po preket imazhi i Shqipërisë, të presim vendimet nga proceset që kanë nisur. Çështja tani ka marrë emrin “Porti i Durrësit”, që është komplet e ndryshme nga çështja e mbetjeve të rrezikshme. Kjo sepse kam vënë re që përfshihet Ministria e Infrastrukturës e energjisë Autoriteti Portual i Durrësit apo ministri të tjera.

Regjimi i transportit të mbetjeve të rrezikshme ka nisur në 1998. Ka një protokoll të vendosur për të cilin Ministria e Mjedisit dhe Turizmit e ka bërë me dije të gjithë mediave që kanë pasur interes për këtë çështje. Nuk është asgjë e re. Ka eksport dhe tranzitim të mbetjeve të rrezikshme. Ishte një procedurë normale deri në momentin që mori këtë vëmendje mediatike.

Janë procesuar nga koncesionari i huaj. Qeveria dhe institucionet janë angazhuar në bashkëpunim me Olaf, kërkoj që secili prej jush t’i japë kohën e duhur drejtësisë. Të mos kthejmë një çështje të tillë procedurale në një çështje kombëtare e ndërkombëtare që godet Shqipërinë në periudhën e saj më të mirë të sezonit turistik“, tha ajo.

Lexo më tej: Loja me mbetjet e rrezikshme/ Shembulli pse nuk duhet lejuar importi i plehrave 


13 Comments

  1. Kari mu se gopi ego .. qr ne dore te kujt eshte Shqiperia! Bej moter ca te doje vrima e pdht, ketu burra s’ka jane ca bq qe shesin voten e u qht gruaja me ca tu dali para!

  2. O zot !! Këta janë të paparë!!! Nuk mbajnë anjë përgjegjësi!! Gjithherë do gjejnë fajtorin!!! Qeveri kriminale e antishqiptare.

  3. Fajin e ka burkina faso me bregun e fildisht kurse ju qe vidhni trafikoni e beni çdo pisllik jeni fildish komplet .
    Ptuuuuuuuuuuuuuuu………..prostituta te parfumosura

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *