• |
ide | kryesore

84-vjeçari kërcënon me thikë bashkëmoshatarin në qendrën e të moshuarëve në Poliçan

Lajme, Të fundit



Një sherr mes dy të moshuarëve ka ndodhur në qendrën Polivalente të Poliçanit. Sherri ka degraduar në nxjerrjen e biçakut nga ana e një 84-vjeçari, i cili ka kërcënuar një të moshuar tjetër. Shkaku i sherrit ka qenë zhurma e shkaktuar nga 82-vjeçari në kohën e pushimit.

Njoftimi i Policisë:

Stacioni i Policisë Poliçan referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. B., 84 vjeç, banues në Qendrën Polivalente Poliçan. Dyshohet se shtetasi I.B është konfliktuar dhe e ka kanosur me mjet prerës (biçak), shtetasin N. N., 82 vjeç, banues në të njëjtën qëndër për arsye se 82-vjeçari shkaktonte zhurmë në kohën e pushimit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kanosja”.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *