• |
ide | kryesore

Abuzimi/ Autostrada që duhet të ishte me 130 km/h, ku shoferët dënohen me 115 km/h

Arkiva, Lajme, Të fundit



Autostrada Tiranë-Elbasan është një autostradë e kategorisë A, e cila në të gjithë Bashkimin Europian duhej të garantonte shpejtësi rreth 130 kilometra në orë, por në Shqipëri e ka shpejtësinë maksimale 110 kilometra në orë.

Edhe pse në parlament është miratuar kodi i ri rrugor, ku autostradat e kategorisë A do të kenë shpejtësi 130 km/h, në linjë me BE-në, deri tani vetëm autostrada e re Thumanë-Kashar aplikon këtë shpejtësi.

Por çfarë ndodh në autostradën Tiranë-Elbasan?

Policia nxjerr video duke gjobitur shoferët që, përpos dy rasteve ku ecnin me shpejtësi prej 150 km/h, gjobiteshisn për shpejtësi 115, 120 km/h.

“Për të përmirësuar sigurinë në rrugët tona dhe për të reduktuar shpejtësinë e lartë, Policia e Trafikut ka instaluar radarë të shpejtësisë. Këto radarë janë vendosur për të mbrojtur jetët e qytetarëve dhe për të siguruar një lëvizje më të sigurtë për të gjithë. Mesazhi ynë për ju: Respektoni kufijtë e shpejtësisë dhe kontribuoni në sigurinë e rrugëve tona. Çdo shkelje e shpejtësisë mund të ketë pasoja të rënda për ju dhe për të tjerët. Bashkëpunimi juaj është thelbësor për një mjedis më të sigurtë rrugor”, njofton Policia Rrugore. ©Lapsi.al 


5 Comments

  1. Shpejtsia eshte sa thote tabela per ate segment jo kategoria autostrades.
    Shqiptaret nxitojne a thu se ku do shkojne sdm refugjatet qe vijne per pushime dhe ecin a thu se jan vone per pune.

    1. Policies ka shkelur neni 140 pika 7 mbi ndyshime qe u be ketij neni ne 26 prrill 2023 ku per cdo mbarim te oroari te pune duhte te benin akt kostatimi per mosndryshimin e tabelave ne keto segmente rrugore nga enti pronar i rruges dhe jo te vendosnin gjoba

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *