• |
ide | kryesore

Protesta para bashkisë/ Këlliçi: PD nuk do të ndalet, para drejtësisë përgjegjësit e aferës së inceneratorëve

Lajme, Të fundit



Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka deklaruar se demokratët nuk do të tërhiqen nga kauza e tyre e dërgimit para përgjegjësisë të abuzuesve të inceneratorit të Tiranës. Nga protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë, Këlliçi tha se enjten që vjen opozita do të protestojë sërish.

“Faleminderit për protestën e 23 para selisë së grupit të strukturuar kriminal 5D dhe pronarit faktik të inceneratorit të Tiranës që nuk ka më shqiptar që nuk e di e që quhet Erion Veliaj. Nuk ka shqiptar që nuk e di që në këtë godinë strehohet një hajdut, një bandit që ka vjedhur votat e qytetarëve të Tiranës dhe pasi i vodhi për hërë të tretë votat me mandatin e grabitur vitin e kaluar dhurata që i ka dhënë qytetarëve të Tiranës, janë mbeturinat, janë plehrat/ Një banor, dje, nga zona e Astirit një zonë pas asnjë çerdhe, pa asnjë kopsht pa asnjë shkollë, një zonë me 70 mijë banorë çonte foto në kohë reale me koshat e plehrave në Astir me dhënien që plehrat prodhojnë vetëm plehra. Në të katër anët e Tiranës qyteti është i mbushur me plehra koshat janë të tejmbushur me plehra në një qytet ku bashkia paguan çdo vit 24 milione euro për pastrimin e qytetit dhe 12 milionë euro për inceneratorin dhe mjafton që të bëni një xhiro nëpër rrugët e Tiranës dhe të kuptoni realitetin që është krejt ndryshe nga ajo që shohim çdo ditë në mëdiat e paguar me paratë e inceneratorit të Tiranës. Ku shohim pyllin orbital të Erion Velijat me mbi 1 milionë pemë. Kronikat e gatshme të Veliajt me lopatë në dorë duke mbjellur një pemë me 20 kamera e 30 aparate fotografike. E ndërkohë realiteti në çdo cep të Tiranës është krejt ndryshe. Kanë mjaftuar këto 5 ditët e fundit për të kuptuar që të gjitha njësitë administrative janë të mbushura nga plehrat. Sepse kemi të bëjmë me një kryehajdut, me nja bandit që qëndron sot padrejtësisht dhe tërësisht në mënyrë imorale në krye të bashkisë së Tiranës vetëm për një arsye, se në këtë vend nuk ka drejtësi. Përherë kam qene një nga më të moderuarit kur vjen puna për të folur për SPAKU-un. Por disa të vërteta do të duhet ti themi. Pa paragjykim, pa paramenduar asgjë, vetëm bazuar në fakte. Altin Dumani para dy muajsh se disa prej krimeve të kryera nga zyrtarët e shtetit shqiptar, janë krime intelektuale . Por çfarë ka intelektuale në bonusin 8 për qind të pikëve firmosur nga Edi Rama për një kompani që nuk egziston. Si mund të quash krim intelektual firmën e Kryeministrit për një bonus 8 për qind, 8 muaj para se kompania të hapej. Ndërkohë që dy ministrat e tij, Ministri i Drejtësisë dhe Ministri i mardhënieve me parlamentin i çonin shkresë zyrtare duke i thënë që kompania nuk egzistonte dhe prapë kryeministri i jepte 8 për qind bonus një kompanie që nuk egzistonte. Pse? Spese është kompani e tij dhe ku administrator dhe pronar faktik ka vendosur kreun e bashkisë Tiranë Erion Veliajn. Si mund të quhet krim intelektual një krim në të cilin, për katër herë më radhë Erion Veliaj i kërkonte Ministrisë së Financave përkatësisht ministrave Shkëlqim Cani dhe Arben Ahmetaj financimin e këtij projekti dhe katër herë me radhë ata e refuzuan. Në mars të vitit 2017 Erion Veliaj me firmën e tij dhe vulën e kryetarit të bashkisë Tiranë i hapi rrugë koncesionarit 30 vjeçar të inceneratorit të Tiranës i cili deri tani ka kushtuar ka kushtuar 132 milionë Euro. Si mund të quhen krime intelektuale këto kur janë të bazuara në dokumente me firmën dhe vulën e vete dyshes Rama – Veliaj, tha ai.


7 Comments

  1. O kerric flit edhe ndonje fjale per Kurumin. Apo aty ku jeni zhyt nuk ju le pislliku te flisni. Mesa duket vazhdoni dhe ju te merrini financime te pista nga Kurum.

  2. Protesta me koti qe ben PD. Duket sikur po e ledhaton Veliajn me keto protesta rutine

    qe me “butesine| e tyre po tregon mungesen e forces se PD-se. Dihet boterisht se Veliaj

    eshte nje hajdut por vetem nje hajdut ne ushtrine e madhe te hajduteve nga punojsi me

    i thjeshte deri tek maja e piramides. Ja ta zeme se u hoq Veliaj , a rrezohet piramida ?

    Ne cdo zyre te shetit shqiptar ot vidhet cdo gje qe u del perpara, cdo institucion eshte

    se pari nje institucion vjedhje, por a mundet PD te beje proteste para cdo institucioni,

    para cdo zyre para cdo zyrtari e punojsi sheteror? Duhet qe PD te jete sa popullsia e Kines

    qe tia dale, prandaj protestat duhet te kene vetem nje adrese, vetem nje zyre, ate zyre qe

    eshte frymezimi i cdo korrupsioni e abuzimi.

    1. Felliqesira dhe qelbesira qe shkerdhen para e mbrapa vetem mos te preken Alibaba me 400 karakurvat e Partise dumbabiste

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *