• |
ide | kryesore

Shpërthim me lëndë plasëse në një agjenci funerale në Shkodër

Lajme, Të fundit



Një sasi eksplozivi shpërtheu mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës. Objektivi ishte një agjenci funerale e cila sapo ishte hapur, teksa nuk u regjistruan viktima apo të lënduar, por vetëm dëme materiale. Lënda plasëse ishte vendosur në derën e subjektit që kujdeset për procesionet mortore.

Shpërthimi u dëgjua rreth orës 03:20, ndërsa është marrë në pyetje pronarja e kompanisë për dyshimet e policisë. Persona të paidentifikuar dyshohet se janë afruar të maskuar duke vendosur tritolin dhe më pas janë larguar me shpejtësi. Pista e parë e hetimit mbetet ajo e konkurrencës, teksa policia ndodhet në vendngjarje për shoqërime, mbledhje provash dhe dëshmish, si dhe ndjekjen dhe kapjen e autorëve të krimit.

“Rreth orës 03:20, në lagjen “Skenderbeg”, në derën e një agjencie funerale në pronësi të shtetases F. F., është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftimin zyrtar paraprak të policisë. Grupi hetimor dhe prokurori i gatshëm po kërkojnë edhe për pamje të kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi shpërthimi.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *