• |
ide | kryesore

Shqiptari bie nga lartësia në Itali, në gjendje kritike për jetën

Arkiva, Lajme, Të fundit
Itali



Një 39-vjeçar që akuzohet se rreth 2 vjet më parë, në Vlorë, tentoi të vriste me armë zjarri, 2 punonjës policie, është ekstraduar nga Belgjika.

Diego Haxhiraj alias Teki Haxhiraj akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese si dhe mbajtje pa leje të armëve.

Mbrëmjen e datës 02.09.2022, në qytetin e Vlorës, dyshohet se Haxhiraj në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të 2 punonjësve të Policisë. Autorët u larguan nga vendngjarja, me një automjet, i cili u gjet dhe u sekuestrua nga Policia.

Në shtator të vitit 2022, Haxhiraj qëlloi në drejtim të automjetit me të cilin udhëtonin dy punonjës policie (Angjelo Breshani dhe Nako Mehmetaj).

Haxhiraj, ka 37 vjeç, banues në Vlorë, ka qëlluar të paktën 5 herë ndaj policive.

Më herët në janar të atij viti, atij i kishin bërë një atentat në Vlorë në lagjen ‘Pavarësia’, më 5 janar, ku mbeti i plagosur, por ngjarja mbeti pa autor.

Në kohën kur iu bë atentat kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Holanda.

Makina e autorëve u gjet e djegur në fshatin Trevllazën. Mjeti ishte djegur në një rrugicë qorre, që ka ndihmuar autorët të largohen më lehtë dhe pa rënë në sy, ndërsa brenda tij janë gjetur dhe dy krehëra kallashnikovi. Në drejtim të Hashirajt është qëlluar 5 herë me breshëri kallashnikovi, por atë e ka prekur vetëm një plumb në dorë. Ai ka qenë duke ecur në rrugë poshtë pallatit të tij, por ka parë persona që po e prisnin dhe është larguar me vrap. Autorët pasi kanë shtënë në drejtim të tij janë larguar me një makinë tip ‘Audi Q7’.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *