• |
ide | kryesore

Skandali vijon/ Onkolgjiku pa medikamente, nuk punon edhe Akseleratori linear 2

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka vizituar ditën e sotme Qendrën Spitalore Nënë Tereza.

Gazetari Osman Stafa i News 24 ka raportuar se Rama nuk ka vizituar Onkologjikun, ku problemet vijojnë edhe pas skandalit që plasi pak ditë më parë.

Në Onkologjik ende vijojnë të mungojnë medikamente të rëndësishme, si Irinotekani me të cilin trajtohet kanceri i zorrës së trashë dhe Carboplatine që shërben për trajtimin e kancerit të avancuar të vezoreve.

Sa i përket radiologjisë, Akseleratori linear 2, që shërben për trajtimin e të sëmurëve me kancer me anë të rrezeve, është jashtë shërbimi.

Në Shqipëri janë dy Akseleratori linear, 1 dhe 2, me funksione t ndryshme nga njëra tjetra, duke qenë se bëjnë trajtimin me rreze të ndryshme.

Mjekët raportojnë se mungon edhe Jodi Radioaktiv, me anë të të cilit kurohen pacientet që vuajnë nga kanceri i tiroides.

Sipas gazetari Stafa kjo paraqet një situatë të rëndë në Onkologjik.


6 Comments

  1. Na lodhet koken me onkologjikun. Edhe ne usa po hyre ne onkologjik me shum se gjysma nuk dalin me. Lufta e duhur eshte si te mos hysh ne onkologjik dmth parandalimi i kancerit. Mbipopullimi i tr me ndertesat ngjitur me njera tjetren ky eshte krimi i vertete. Ajer i ndotur, uje i ndotur per te gjithe. 1 pem per cdo 10 mije banore. Dhe pastaj do ju shpetoj onlologjiku.

  2. 1 peme per 100.000 banore ne pidhin orbital te baxhelles te lali jevgut, ujit ti shtohet cianur kastrati te shtoj helmin dhe vdekshi te gjithe se ja hongert shpirtin njoni tjetrit. Per mbyllje, koncert me turbokancer te sheshi vaksinave te robqirave fauci bino binaj moterqiraj.

  3. Në onkologjik hyet me shpresën e shpëtimit dhe mundësisë për të jetuar dhe më shumë dhe s’duhet menduar që do vdesësh dhe keqas ta mendojë një mjek një sistem e një shtet që e ka lënë në mëshirë të fatit!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *