• |
ide | kryesore

Berisha: Rama racist me veriun, po blen mandatin e katërt

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha: Veliaj, figura më e korruptuar dhe shpërfytyruar e bashkisë



Kreu i PD-së Sali Berisha bëri akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama në tubimin e radhës poshtë banesës së tij. Berisha mbështeti protestën e banorëve të Krujës, Fushë Krujës, Mamurrasit dhe Thumanës, për të cilët tha se diskriminohen dhe ndëshkohen me rrugën e re të ndërtuar në tokat e tyre.

“Protestuesit guximtarë të revoltuar të Thumanës po protestojnë kundër njërit prej diskriminimeve më raciste, anti-shqiptare që Edi Rama iu bën me taksen e rrugës banorëve më të varfër të Shqipërisë, të Europës, banorëve të 4 qarqeve të veriut. Të vësh taksë për një qytetar që vjen skaj e skaj i vendit, të paguajë 10 apo 15 euro për vajtje-ardhje në Tiranë, në një kohë kur qytetarët e tjerë të Shqipërisë që kanë të ardhura dy herë më të mëdha se ata, i bëjnë një diskriminim çnjerëzor, dhe tregon një urrejtje racisti që Edi Rama e ka të trashëguar nga i ati i tij, xhelati, Kristaq Rama” – tha Berisha që u bëri thirrje të ngrihen në protesta edhe punëtorët e Kurumit të pushuar nga puna.

Ish-kryeministri tha se Rama po bën të gjitha përpjekjet për të marrë mandatin e katërt.

“Edi Rama ka shndërruar zyrat në shpella krimi, dhe kriminelët në vendimmarrës kryesorë. Ai ka krijuar modelin e plaçkitjes së votës, e dhunimit të Kushtetutës, ligjeve, burgosjeve politike. Shqipëria sot është i njëjti vend në Europë dhe i vetmi vend në botë në të cilin tre liderë, tre drejtues të partive kryesore opozitare ndodhen të arrestuar ose në ndjekje penale pa asnjë fakt, dokument, provë, vetëm e vetëm se Edi Rama kërkon të firmosë me dhunë dhe presion me praktikat e etërve të tij mandatin e 4-t, mandatin e rrënimit përfundimtar të Shqipërisë” – tha Berisha duke i ftuar shqiptarët të ngrihen në protesta.

“Sot shqiptarët votojnë, dhe në pamje të parë votojnë të qetë, por industria e blerjes së votës, makineria e tmerrshme e frikësimit, terrorizimit të qytetarëve, shteti mafioz elektoral, de facto ka vendosur në kontroll të plotë njëlloj si policia sekrete dhe partia komuniste terroriste vullnetin e qytetarëve shqiptarë” – tha Berisha. ©LAPSI.al


4 Comments

  1. Jane bijte e koleres se kuqe, vijne nga atje poshte nga moçalet e kenetat e jugut
    Vetem sherrin ja kena pa moçalorve

  2. listat që do të prodhojnë Sali Berisha, Lulzim Basha, Dash Shehi, Fatmir Mediu e Agron Duka.

    Një fotokopje që e kanë parë e stërparë për 33 vjet. Maksimumi, “tigrat e zbutur” do të bërtasin pas shtatorit, duke kërcënuar se do bëjnë namin deri në zgjedhje. Po janë të njëjtët, ata që i gjithë elektorati ja ka mësuar jo vetëm huqet e veset, por edhe gjuhën e trupit.Shko vizitoje salih veriun te shohesh mrekullite qe rama ka bere per veriun,te fundit vizite ne tropoje e ke kur kerkove qe nje nga Haklajt e doje gjalle apo vdekur ne tirane o serbi shpellkar salih

  3. Berishe dhe po the te verteten askush nuk te beson, kaq shume ke genjyer, vjedhur e mashtruar, mund te therasesh nga ballkon ujku ujku por asnje nuk te beson, kisha degjuar qe andej nga ju ju cilesojne si hajdut e llafazan por ti je moster e veçante ne vjedhje, ulerima e shpifje pa fund. Zoti te ka mare mendjen e ti nuk po e kupton qe je maros e ftyren ta ka nxirre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *